Bajrami dhe bletët: një shembull integrimi në Zvicër

Bajram Mulaj tregon se funksionon integrimi në Zvicër: ai angazhohet pa hequr dorë nga rrënjët e tij.

Bajram Mulaj është 52-vjeçar, rrjedh nga një familje bujqish nga Kosova, dhe që nga ardhja e tij në Zvicër para 27 viteve ai ka kryer shumë punë: ka punuar si bujk në rrethinën e Luzernit, në një firmë ndërtimtarie, te një zdrukthëtar arkivolesh, në një ndërmarrje alumini. Në festën e parë të fshatit burg të kantonit Aargau Bajrami shpërndau rakinë e integrimit, një përzierje mes rakisë kosovare dhe mjaltit të bletëve të tij.

Qe tri vite Bajrami është bletar. «Në qershinë tonë kishim plot e përplot bletë. Mendova se ky ishte fat. Dhe ia nisa punës!», tregon ai për gazetën «Aargauer Zeitung» mbi fillimin e punës si bletar. Një mik i tij shqiptar nga fshati Neuenkirch i kishte ndihmuar t’i fusë bletët në koshere. Kështu nisi. «Jo, në Kosovë nuk kemi pasur bletë», tregon ai. Prindërit e tij kishin një ekonomi të vogël bujqësore, por tetë fëmijë, katër djem e katër vajza.

Bajrami tregon se dy herë ka qenë në burg gjatë viteve të regjimit komunist. «Kam demonstruar për demokraci». Kështu ai vendosi të vijë në Zvicër për t’i shpëtuar represionit politik. Bajrami kishte shpresuar se gjendja politike dhe ekonomike do të përmirësohej, por pastaj shpërtheu lufta. Andaj ai vendosi të qëndrojë në Zvicër. «Ndihem mirë këtu dhe tani ndihem si banor i fshatit Burg». Gjartë pushimeve ai viziton familjen. Familja Mulaj ka katër fëmijë të rritur. Të gjithë janë rritur këtu, kanë kryer shkolla dhe zanate dhe punojnë në këtë rajon të Zvicrës.

Ishte kryetari i shoqatës së bletarëve të Wynentalit dhe rrethinës Kurt Gautschi që Bajramit ia mësoi zanatin e bletarit. Bajram Mulaj është qytetari i vetëm i huaj anëtar i shoqatës. Gautschi i dhuroi atij edhe dy lloje bletësh. «Tani i kam 15 lloje», thotë ai me krenari. Bajrami thotë se pa e mësuar gjuhën nuk ka integrim. Ai duke punuar e ka mësuar edhe dialektin e gjermanishtes që flitet në Zvicër. Në këtë drejtim atij i ndihmojnë edhe fëmijët. Më shumë se gjysmën e jetës Bajrami e ka kaluar në Zvicër. Së fundi ai ka bërë kërkesën për të marrë shtetësinë e Zvicrës. Për të është e qartë se dëshiron të angazhohet edhe në jetën politike. Komisioni për Kulturë i fshatit Burg ka shprehur interes ta pranojë si anëtar. -lli