Bajram Kosumi zgjidhet rektor i Universitetit të Gjilanit

Ish-kryemnistri i Kosovës, Bajram Kosumi është zgjedhur Rektor i Universitetit të Gjilanit «Kadri Zeka».




Për zgjedhjen e Kosumit ka vendosur Këshilli Drejtues i Universitetit të Gjilanit. Në garë për këtë vend kanë qenë edhe Skender Muji, Jonuz Dërvodelli dhe u.d. rektori i deritashëm, Naim Syla.

Sipas statutit të Universitetit të Gjilanit «Kadri Zeka» dhe rregullores së Këshillit Drejtues të UKZ-së, rektorin e zgjedh Këshilli Drejtues nga lista e kandidatëve, të propozuar nga Komisioni profesional, i emëruar nga Këshilli Drejtues.

Rektori është zgjedhur duke e marrë shumicën e votave të anëtarëve të përgjithshëm në pajtim me dispozitat e këtij statuti.

Kosumi e ka një të kaluar të gjatë politike, ndërkohë që ishte pjesë e AAK-së, e së fundi edhe e Partisë Demokratike të Kosovës.