Bajram Currit

Përmendore e Bajram Currit.



Të falem ty plot gzim, o Bajram Curri!
Ti m’armt mizore nder i len Shqypnisë,
Që si prej dallgësh t’rrepta s’tundet Curri,
Ashtu dhe ti nuk tundesh prej shkjenisë.

Të falem un’ e bashk’ me mu djelmnia,
Të falet ty, luftar i rrept arbnor,
Që s’njeh aspak ç’asht friga o ligshtia
E gjall nuk din m’u dhan’ anmikut n’dor’.

Të falem ty, Bajram, që si rrufeja
Lufton ndër male tona për liri,
Ta mbushësh shqypen prap me lavde t’reja.

Mjerisht shum’ bjerr fatzeza shqyptari!
Por kur si ti kryengritës ka atdheja,
Ather dhe ardhja asht plot fatbardhsi.

Trieshtë, 28.III.1913