«Babai» kërkon shpresë në Kosovën e viteve ‘90

Prishtinë, 2 shtator – Portreti i Gëzimit (Astrit Kabashi) – një burrë i moshës mesatare, shikimi i të cilit duket sikur shpërfaq trishtimin e një periudhe të tërë – është i pari me të cilin ndeshet shikuesi. Në minutat e para të filmit ndodh edhe dështimi i tij i parë në përpjekjen për të ikur nga Kosova e viteve ’90.

Vetura brenda së cilës dëgjohet kënga «Pranvera në Prishtinë» ndalohet nga një polic serb që nuk e lejon Gëzimin dhe bashkudhëtarin e tij (Eshref Durmishi) të vazhdojnë rrugën drejt Maqedonisë. «Mos ta nin. A din serbisht», janë fjalët që shkëmbejnë ata para se të bëhen kinse janë tregtarë që shesin rroba të dorës së dytë. Dialogu mes tyre sinjalizon se ngjarja zë vend në një kohë kur shpëtimi dhe kërkimi i një jete të mirë kushtëzohej me sakrificën dhe braktisjen e vendit. Gëzim Berisha e merr një vendim të tillë, shkruan sot «Koha Ditore».

Nuk ndalet as nga lutjet e të birit 11-vjeçar, përgjegjësia për të cilin i është dyfishuar pasi e kishte braktisur gruaja. Nori (Val Maloku) bashkë me të janë protagonistët e një udhëtimi të gjatë që në ekran përthekohet për fiks 104 minuta. Një përpjekje e dytë e Gëzimit për të ikur i vetëm në Gjermani dështon për shkak se Nori i del përpara dhe goditet nga autobusi i mbushur me njerëz të pashpresë që largoheshin nga Kosova.

Gëzimi finalizon misionin e tij tek në përpjekjen e tretë – aty kur vëmendja përqendrohet tek Nori që vendos t’i vihet pas të atit. Këmbëngulja e tij për të shkuar në Gjermani nuk kursen asgjë. Ai provon të sigurojë paratë duke shitur armën e xhaxhait që kujdeset për të (Enver Petrovci), por përfundon i rrahur nga ai që do të duhej të ishte blerësi. S’i mbetet tjetër zgjidhje veçse t’i vjedhë paratë që xhaxhai i tij – që në film e quajnë Baca Adem- i kishte kursyer prej vitesh për të martuar djalin. (I biri i tij që portretizohet nga Armend Ismajli, në njërën prej skenave të filmit del të jetë homoseksual).

Në rrugëtimin e tij drejt Gjermanisë, Nori shoqërohet nga Valentina (Adriana Matoshi) – që është gruaja e Bedriut (Xhevdet Jashari), i cili ka qenë adresa e vetme që kishte Gëzimi para se të nisej në Gjermani. Rruga deri atje e dy personazheve shoqërohet me sfida, tensione dhe dramë. Valentina, e cila dështon në përpjekjet për ta mashtruar Norin, përfundon duke e ndarë me të udhëtimin. Me turmën e emigrantëve që ia kanë mësyrë të kërkojnë azil në Gjermani ata shfrytëzojnë autobusin për të arritur në Maqedoni dhe udhëtimin nëpër natë me anijen që për pak sa nuk bie në duar të autoriteteve italiane. Takimi i Norit me Gëzimin në Gjermani nuk shoqërohet me një përqafim mes babait dhe të birit. I mllefosur nga inati që e kishte braktisur, Nori godet me shkelma e grushte babanë, në një skenë ku ai vulos edhe një herë karakterin e fortë me të cilin s’bën kompromis.

«Babai» nuk përfundon me takimin e tyre. Vazhdon me një pjesë tjetër të rrëfimit që shpërfaq realitetin me të cilin përballeshin azilkërkuesit nga Kosova në Gjermaninë e viteve ’90, për të përfunduar me vendimin e Gëzimit që bashkë me Norin të largoheshin për në Holandë (pasi e sheh që nuk kanë mundësi të marrin statusin e azilantit). Britmat e Norit, pasi sheh në ëndërr babanë e tij tek e detyron dhe vë gozhda për ta ngujuar brenda një kutie druri, dëgjohen në fund të filmit që u dha premierë për gazetarë pasditen e së martës.

Në mbrëmje filmi, me regji e skenar të Visar Morinës, pati dy projeksione, një në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe një tjetër në Kinemanë ABC. Tek shoqërohet me një dozë humori, «Babai» shtjellon rrëfimin nëpërmjet fatit të keq të personazheve që duket sikur kot kërkojnë një fije shprese. I shtrirë në një dramë që duket sikur ruan tempin e vet për 104 minuta sa zgjat në tërësi, filmi jo rrallë shpërthen nëpërmjet tensioneve brenda personazheve që kanë humbur edhe besimin në ndjenjën humane.

«Të gjithë janë të poshtër», i thotë Gëzimi Norit në një prej momenteve më të vështira të tyre, tek enden rrugëve të rrethinës së qytetit gjerman Köln, pa e ditur se nga t’ia mbajnë.

Në një konferencë për medie, ekipi i filmit që deri më tani ka marrë çmime në dy festivale të rëndësishme evropiane, foli për procesin e realizimit të «Babait» dhe planet për të. Në «Karlovy Vary International Film Festival» në korrik, «Babai» kishte marrë çmimin për regjinë më mirë dhe çmimin «Europa Cinema Labels» për filmin më të mirë evropian në garën zyrtare. Ndërsa në Festivalin e Filmit në Munchen të Gjermanisë filmi kishte marrë katër çmime. Kabashi e Maloku kanë ndarë çmimin për aktorin më të mirë e Morina kishte marrë dy çmime: një për skenarin dhe një për regjinë më mirë. Aty mori edhe çmimin «One Future Prize». Ky film është bashkëprodhim midis Gjermanisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Francës dhe është filmi më i shtrenjtë që është realizuar kohëve të fundit në vend.

Producenti për Kosovë, Visar Krusha, tha se «Babai» është realizuar me 1 milion e gjysmë euro, 200 mijë prej të cilave i ka ndarë Qendra Kinematografike e Kosovës. Ai foli për destinacionet e radhës të filmit.

«Ka marrë ftesa në shumë festivale të rëndësishme në Korenë e Jugut, Helsinki, në Londër. Është një listë e gjatë festivalesh ku do të shfaqet», ka thënë ai.

Skenaristi e regjisori Visar Morina – i cili në një intervistë për «Kohën Ditore» në korrik kishte deklaruar se «Babai» ndërtohet mbi kujtimet e tija për Kosovën e viteve ’90, duke qenë se prej moshës 15-vjeçare jeton në Gjermani – ka thënë se filmi rrëfehet nëpërmjet perspektivës së fëmijës dhe asaj se si ai e sheh babanë.

«Kam studiuar në Köln dhe ka qenë viti 2007 kur ende isha në studime dhe e pata idenë për këtë film. Jam dhe kam qenë shumë i influencuar prej kinemasë italiane pas Luftës së Dytë Botërore», ka thënë Morina, sipas së cilit vështirësia më e madhe në realizimin e «Babait» ka qenë t’i bindë ata që e kanë financuar filmin.

«Në këtë film e kemi Francën, Gjermaninë, Maqedoninë. Është shfaqur në një prej 13 festivaleve më të mira në botë, u shpërblye dy herë. Ky film është plotësisht evropian», ka thënë ai.

Aktori Astrit Kabashi ka thënë se «Babai» është një film i veçantë për të.

«Eksperienca ka qenë shumë e mirë. Nuk ka qenë e lehtë ta xhironim këtë film, por gjithmonë duke e pasur mbështetjen shumë të madhe të regjisorit dhe kolegëve të tjerë që kanë qenë të jashtëzakonshëm dhe gjithçka ka shkuar mirë», ka thënë ai.

Val Maloku, po ashtu e ka quajtur eksperiencë të mirë rolin e tij në filmin e Morinës.

«Për mua ka qenë eksperiencë shumë e mirë pasi që ka qenë hera e parë që marr pjesë në një film. E falënderoj shumë Visar Morinën dhe aktorët që më kanë ndihmuar që të mund ta realizoja këtë film», ka thënë Maloku.

Adriana Matoshi ka thënë se ka shumë kujtime të mira prej kohës së xhirimeve të filmit.

«Nuk ka qenë e lehtë, se kemi pasur skena shumë të vështira. Por aq mirë sa kemi kaluar, nuk e kemi ndier lodhjen, edhe pse kemi xhiruar edhe natën. E ndiej veten me fat që kam qenë pjesë e këtij filmi», ka thënë Matoshi, tek ka shtuar se Morina është regjisor që e di saktë se çfarë do prej një aktori dhe kjo e ndihmon shumë procesin e punës.

«Babai» është një prej dy filmave që kanë aplikuar në konkursin e Qendrës Kinematografike të Kosovës për të propozuar filma për «Oscar» në kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj.

Arben Zharku, drejtor i QKK-së, ka paralajmëruar se në javën e ardhshme do të bëhet publik emri i filmit që do të propozohet për çmimin prestigjioz. Sipas tij, suksesi i «Babait» hap dyer të mëdha për kinematografinë e Kosovës.

«Menjëherë pas suksesit të festivalit programorë, producentë e njerëz vendimmarrës në industrinë e filmit interesohen për filmat e ardhshëm të Kosovës dhe ndoshta është herët ta themi, por, në 5 vjetët e ardhshëm Kosova do të jetë vendi i ri që do ta zbulojë kinematografia botërore», ka thënë ai.