Azilkërkuesit në ethet e pritjes




Celulari do ta alarmojë mëngjesin e 1 dhjetorit. Është një prej ditëve më të rëndësishme në jetën e Egzon H. (25).

Ai do të niset me shpresë e në ethe prej qendrës së emigrantëve drejt zyrës lokale të migracionit në njërin prej qyteteve perëndimore në Gjermani.

“Është datë kur mund të ndryshohet jeta ime”, thekson Egzoni, duke folur për mundësitë e shumta që sjell sistemi gjerman.

Por që të marr përgjigje pozitive për qëndrim legal në Gjermani, Egzonit paraprakisht i duhet të sigurojë një vend pune, shkruan sot Koha Ditore. Ka marrë autorizimin e autoriteteve gjermane që të aplikojë për punësim.

Nëse siguron vendin e punës, atëherë do të jenë më të mëdha mundësitë për marrjen e lejes së qëndrimit në Gjermani.