Autopsikografi




Poeti është mjeshtri i shtirjes

Shtiret kaq mrekullisht

Sa arrin të jetë dhimbje

Në thelbin e shpirtit

 

E kur e lexojmë ç`ka shkruar

Këtë dhimbje e ndjejmë tonën,

Jo atë që poeti e ka vuajtur,

Por thjeshtë pjesën që na mungonte!

 

Dhe kështu në shinat e një sfere

Rrotullohet, duke gënjyer arsyen

Ky tren që është poeti

I quajtur edhe zemër!

 

Përktheu: Moikom Zeqo