Autobusi godet për vdekje çiklistin

Policia e Kosovës njofton se mbrëmë rreth orës 19:45 minuta në rrugën magjistrale Suharekë-Prizren, në afërsi të fshatit Korishë ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.




Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një njëzetë vjeçar, transmeton Koha.net.

Sipas raporteve hetimore të hetuesve policorë thuhet se një autobus gjatë tejkalimit të një veture ka goditur një biçikletë në të cilën ndodheshin dy të rinj.

Dy të lënduarit, nga kalimtarë rasti dërgohen në Urgjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për trajtim mjekësor, por drejtuesi i biçikletës ishte pa shenja jete ndërsa bashkudhëtarit, pasi i jepet ndihma e parë dërgohet për trajtim në QKUK në Prishtinë.