Sunday, 24. June 2018

Enver Robelli

Enver Robelli
45 POSTIME 0 KOMENTET

Zero ndjeshmëri për viktimat

Refuzimi pothuaj kategorik që drejtësia të merret me gjetjen dhe dënimin e fajtorëve për krime të rënda gjatë dhe pas luftës, që supozohet të jenë kryer nga pjesëtarë të UÇK-së, tregon deformimin e thellë të klasës politike në Kosovë.

Për rastin R. dhe histerinë shqiptare

Ramush Haradinaj nuk ka asnjë arsye të protestojë kundër autoriteteve të Kosovës që gjoja nuk po e mbështesin, sepse një ndër figurat kryesore në negociatat me Serbinë ka qenë zëvendësi i tij i deridjeshëm në parti. AAK e ka mbështetur këtë format të bisedimeve me Serbinë. Sllovenia nuk është armike e Kosovës. Përkundrazi – në themelin e pavarësisë së Kosovës Lubjana ka vendosur një gur të rëndësishëm.

Gazetari me gurkali

Banditë me kompjuterë që prodhojnë mjegull: nuk ka fjalë të tjera për t’i përshkruar një pjesë të me-nder-me-thënë gazetarëve që kryesisht përmes portaleve të...

Thika e një shqiptari dhe kufiri i lirisë së mendimit

Eksponentë të partisë ultrakonservatore zvicerane SVP gjobiten me kusht për shkak të diskriminimit racial të shqiptarëve në Zvicër. Ky është lajm i mirë, sepse...

«Kosovarët duan të identifikohen me Zvicrën»

Me vite të tëra revista djathtiste zvicerane «Weltwoche» i ka përshkruar shqiptarët në Zvicër si tipa problematikë, si plaçkitës të sigurimeve sociale, si të dhunshëm dhe jolojalë ndaj shtetit zviceran. Fatkeqësisht ka edhe të tillë. Por, në numrin e fundit kjo revistë, për herë të parë pas shumë vitesh, boton një artikull afrimativ për shqiptarët dhe të bazuar në fakte. Një arsye për t’u gëzuar? Jo menjëherë.
Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.