Austriakët me vetura private duan t’i marrin refugjatët nga Hungaria

Më shumë se 2000 veta i janë bashkuar iniciativës që të formohet konvoji i veturave private që do të shkonte për t’i marrë migrantët e bllokuar në Hungari dhe t’i sjellin ata në Austri.

«Ka kaluar koha e që t’i dërgohen thirrje Bashkimit Evropian dhe zyrtarëve politikë, tani duhet të veprojmë», kanë shkruar aktivistë në faqen «Konvoji Budapest –Vjenë» e cila në mëngjes ka pasur 2000 pjesëmarrës virtualë, transmeton Koha.net. Konvoji i parë do të duhej të nisej nga Vjena të dielën në mëngjes dhe të sjellë sa më shumë që të mundet refugjatë nga Budapesti në Vjenë, dhe nga Vjena, nëse është e mundur, në Gjermani.

Organizatorët kanë theksuar se reagojnë kundër autoriteteve hungareze që këtë javë të ndalen lëvizjen e trenave drejt Evropës perëndimore me migrantë që i kanë biletat e prera për udhëtim.