Ausriakja «Krone» e citon politikanin amerikan: «Maqedonia të shuhet dhe të ndahet»

Kongresmeni amerikan Dana Rohrabacher ka shkaktuar zemërim në Evropë me një deklaratë. Republikani propozoi mu të fshihet Maqedonia për shkak të «mossuksesit» dhe vendi i vogël të ndahet ndërmjet Bullgarisë dhe Kosovës. Arsyeja e propozimit të tij janë konfliktet ndërmjet shumicës sllave dhe pakicës shqiptare në vend. Maqedonia prej dy vitesh është bllokuar politkisht për shkak të konflikteve të thella ndërmjet partive.

Predrag Vasilevski / Shutterstock



«Sipas mendimit tim situata e tanishme e Maqedonisë nuk është e pranueshme. Popullata nuk do të jetë kurrë në gjendje të bashkëjetojë pa tensione dhe trazira. Së këndejmi, Maqedonia për mua nuk është shtet», tha Rohrabacher të mërkurën (e kaluar –v.j.) për televizionin shqiptar Vizion Plus.

Rohrabacher: Trump nuk e kundërshton këtë ide

Dhe shton: «Përse nuk mund kosovarët dhe shqiptarët që jetojnë në Maqedoni pjesë e Kosovës dhe pjesa tjetër pjesë e Bullgarisë?», pyet Rohrabacher. Sipas paramendimeve të tij, së shpejti duhet t’i mësyhet ndryshimit të kufinjve ballkanikë. Presidenti amerikan Donald Trump, sipas mendimit të tij, nuk e kundërshton këtë die».

Mediet maqedonase të zemëruara me propozimin për ndarje

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë natyrisht nuk u tregua e entuziazmuar nga ideja e Rohrabacherit dhe iu drejtua menjëherë të mërkurën Shteteve të Bashkuara për një prononcim zyrtar. Ndërkohë janë cituar prononcime të Ministrisë së Punëve të Jashtme amerikane dhe asaj bullgare, të cilat janë për ekzistimin e Maqedonisë. Edhe të gjitha mediat maqedonase u zemëruan të mërkurën në kryeqytetin maqedonas Shkup mbi idetë për ndarjen e vendit. Bullgaria ishte shteti i parë në botë, i cili më 16 janar 1992 e njohu Republikën e Maqedonisë. Edhe SHBA-të e kanë njohur Maqedoninë me emrin e saj kushtetues.

Në kërkim të qeverisë: Kominsioneri i UE-së për zgjerim po ndërmjetëson

Të enjten komisioneri për zgjerim i UE-së, Johannes Hahn, dëshiron të provojë të sjellë një shumicë për një qeveri. Në zgjedhjet e parakohshme dhjetorin e kaluar partia disavjeçare qeveritare kishte marrë 51 dhe socialdemokratët opozitarë 49 vende në parlamentin me 120 ulëse. «Kingmejker» janë partitë shqiptare, por të cilat kanë shtruar kërkesa të gjëra.

(krone.at) ks