ATK-ja pret licencimin e një kompanie për të kërkuar fiskalizimin e çdo biznesi

Administrata Tatimore e Kosovës po pret që deri në licencimin e një kompanie të re të nis më fuqishëm aksionet për t’i detyruar bizneset që të pajisen me arkat fiskale.




Zyrtarë të kësaj administrate i kanë thënë KTV-së se janë vetëm 10% të bizneseve që nuk janë të pajisura me arkat fiskale dhe se me përfundimin e procesit të certifikimit të pajisjeve fiskale nga laboratori i Fakultetit Teknik të merren edhe me to.

Ekrem Hysenaj, zëvendësdrejtor i ATK-së, ka bërë të ditur se nga katër kompani që kanë konkurruar për t’u licencuar dy janë duke e finalizuar procesin e licencimit të pajisjeve, njëra ka kaluar autorizimet nga kjo agjenci, përderisa kompania konkurrente e katërta është refuzuar për mosplotësim të kushteve.

Shoqatat e biznesit kanë mirëpritur zgjerimin e numrit të kompanive që do të shesin arka fiskale.