Atësia në moshë më të shtyrë rrezik për fëmijët

Me decenie të tëra ka mbizotëruar mendimi se aftësia reprodukuese e grave bie në proporcion me vitet, por studimi më i ri i publikuar në «British Medical Journal», tregon se burrat mund të kenë problem, gjithashtu me kalimin e viteve.




Burrat duhet të krijojnë familje përpara moshës 35 vjeçe në mënyrë që ta shmangin rrezikun për sëmurjen e fëmijëve të tyre.

Kështu bën të ditur një hulumtim në të cilin janë përfshirë 40 milionë bebe. Sipas këtij studimi ky rrezik është prezent te baballarët e moshës 35 vjeçe, teksa më i ndjeshëm është te ata që kanë kaluar moshën 45 vjeçe.

Me decenie të tëra ka mbizotëruar mendimi se aftësia reprodukuese e grave bie në proporcion me vitet, por studimi më i ri i publikuar në «British Medical Journal», tregon se burrat mund të kenë problem, gjithashtu me kalimin e viteve.

«Ekspertët deri tashti kanë studiuar kryesisht ndikimin e grave lehona në fëmijët e sapolindur, por studimet e reja bëjnë të ditur se kjo varet nga të dy prindërit, ku mosha e babait kuan rol të madh», thekson profesori i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Stanfordit, Michael Eisenberg.
Nga krahasimi ndërmjet baballarëve të moshës 25-35, ata të moshës 35 deri 45 kanë për pesë për qind më shumë mundësi që t`i lindin fëmijët parakohshëm apo me peshë trupore më të vogël.

Te burrat më të vjetër se 45 vjeç, afro 14 për qind e fëmijëve janë pranuar në trajtim intensive, 14 për qind janë lindur para kohe, 18 për qind kanë mundësi më të mëdha të jenë epileptikë, teksa 14 për qind me peshë më të ulët trupore.

Nëse babai është më i vjetër se 50 vjeç, mundësia për ta ndihmuar me frymëmarrje pas lindjes rritet për dhjetë për qind, kurse mundësia për kujdes intensiv rritet për 28 për qind.

«Vërtetë ishte befasues edhe zbulimi se ka ndërlidhje ndërmjet moshës së babait dhe mundësisë që nëna ta fitojë diabetin përgjatë shtatzënisë», ka potencuar Eisenberg.

Partneret e burrave më të vjetër se 45 vjeç për dallim nga baballarët e moshës 25-35 vjeç, për 28 për qind kanë më shumë mundësisë për t`u prekur nga diabeti gestacional, transmeton «health24.com».

(dp/health24.com)