Atentatori i Berlinit me armë zvicerane?

Anis Amri, vrasësi i shumë njerëzve në një treg të Krishtlindjeve në Berlin, dyshohet se pistoletën e tij, me të cilën vrau një shofer plak të kamionit, e kishte marrë në Zvicër.




Siç njoftojnë mediat gjermane dhe zvicerane azilkërkuesi nga Tunizia, Anis Amri, i cili para Krishtlindjeve sulmoi me kamion një treg në Berlin dhe vrau 12 persona, ka qëndruar me gjasë një kohë të gjatë në Zvicër. Sipas të dhënave të televizionit gjerman ZDF adresat e gjetura në telefonin mobil të atentatorit janë duke u verifikuar nga autoritetet zvicerane. Prokuroria Federale e Zvicrës ka bërë të ditur këtë javë se ka hapur një procedurë hetimore në lidhje me sulmin terrorist në Berlin. ZDF nënvizon se hetuesit po interesohen sidomos për një revole të Amrit, të cilën dyshoht se ai e ka blerë në Zvicër. Me atë armë Amri vrau një shofer polak, të cilit ia grabiti kamionin dhe pastaj u përplas kundër masës së njerëzve në Tregun e Krishtlidjeve në Berlin. Pas sulmit më 19 dhjetor Amri iku nga Gjermania përmes Francës dhe u vra në një stacion të trenit në Milano, pasi kishte refuzuar ë legjtimohet sipas kërkesës së policisë. Autorietet gjermane dyshojnë se Amri mbante lidhje me skenën e fanatikëve fetarë islamikë në Zvicër. (-lli)