Atdheu im

August Heinrich Hoffmann von Fallersleben (1798-1874).

Dashuri besnike deri në varr
Me zemër e duar të premtoj
Çfarë jam e çfarë kam parë
Atdhe, ty të falënderoj.

Jo vetëm me këngë e me fjalë
Zemra ime të falënderon;
Me vepër dua ta dëshmoj përballë
Kur je në rrezik, i përçarë, në luftën tonë.

Në gëzim e vuajtje pa pushuar
Miqve dhe armiqve ju them përsëri:
Përjetësisht ne dy jemi të bashkuar,
Sepse ngushëllimi, fati im je ti.

Dashuri besnike deri në varr
Me zemër e duar të premtoj
Çfarë jam e çfarë kam parë
Atdhe, ty të falënderoj.

(Përktheu: Enver ROBELLI)