Atdhe të vetëm

Foto: Shutterstock



Unë e urrej krejt njerëzimin,
prej tij largohem çmendurisht
Atdhe të vetëm, vetëm timin
E kam të shkretëtirtin shpirt.

Më duket çdo njeri i tepërt
dhe monoton me plot mërzi;
e dua rastin e gënjeshtërt:
Lëvizje, këngë e poezi.

Ah, dashuroj veç rastësinë,
Një puthje buze rastësisht:
Triumf i madh mbi kotësinë
Dhe poezi që rrjedh lirisht.

Shqipëroi: Dritëro Agolli