Atdhe është njeriu

Si do t’i përgjigjeshin Donald Trumpit shkrimtarët Bertolt Brecht dhe Stefan Zweig, filozofët Walter Benjamin dhe Arthur Schopenhauer, sociologët Zygmunt Bauman dhe Jean Ziegler? Dhjetë citate me sebep.

Refugjatë në Belgjikë në vitin 1945. Foto: AP



Pasaporta është pjesa më fisnike e njeriut. Ajo nuk krijohet aq lehtë si njeriu. Një njeri mund të krijohet kudo, në mënyrën më mendjelehtë dhe pa ndonjë arsye të mençur, ndërsa një pasaportë kurrë. Nga ana tjetër pasaporta pranohet, kur është e mirë, ndërsa një njeri mund të jetë i mirë, por prapëseprapë nuk pranohet.
Bertolt Brecht, shkrimtar

Një anijethyer, i cili lundron me një rrënojë, duke u ngjitur në majë të direkut, i cili tashmë është i dëmtuar. Por ai ka shansin që nga atje të dërgojë një sinjal për shpëtimin e tij.
Walter Benjamin, filozof

Ne u desh t’i japim të drejtë (Sigmund) Freudit, i cili në kulturën tonë, në civilizimin tonë shihte vetëm një shtresë të hollë, e cila në çdo çast mund të shpërthehet nga forcat destruktive të nëntokës, ne dalëngadalë ishim të detyruar të mësohemi të jetojmë pa dhe nën këmbë, pa të drejta, pa liri, pa siguri.
Stefan Zweig, shkrimtar

Njëherë refugjat, përherë refugjat. Të gjitha rrugët drejt parajsës së humbur (ose tashmë joekzistuese) të atdheut janë të mbyllura dhe të gjitha daljet nga purgatori i kampit të çojnë në ferr.
Zygmunt Bauman, sociolog

Mizoria që i shkaktohet tjetrit shkatërron humanizmin brenda meje. Unë e përsëris mendimin e Kantit dhe e përvetësoj. Secili prej nesh brenda vetes bart imperativin kategorik. Ai është motor i shoqërisë civile në mbarë botën.
Jean Ziegler, sociolog

Kush i mbron pikëpamjet e tij me armë të tjera përveç se me ato të mendjes, atëherë nënkuptohet se atij i janë harxhuar armët e mendjes.
Otto von Bismarck, politikan gjerman

Radikali është një njeri që me të dy këmbët qëndron në ajër.
Franklin Roosevelt, president amerikan

Në emër të tolerancës ne duhet të këmbëngulim në të drejtën për të mos toleruar jotolerancën.
Karl Popper, filozof

Atdheu është i pashmangshëm, por nuk është i kufizuar në troje. Atdhe është njeriu, karakterin e së cilit e perceptojmë dhe e prekim.
Max Frisch, shkrimtar

Ne nuk jemi përgjegjës vetëm për atë që bëjmë, por edhe për atë që e pranojmë pa e kundërshtuar.
Arthur Schopenhauer, filozof

(Përktheu: E.R.)