Asociacioni do të formohet, garant faktori ndërkombëtar

Beograd, 7 shtator – Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i tha të përditshmes së Beogradit «V. Novosti» se formimi i Asociacionit/Bashkësisë së Komunave Serbe është proces i pakthyeshëm dhe se bashkësia ndërkombëtare si garantuese e Marrëveshjes nuk ka disponim të tolerojë më arsyetimet e ndryshme të Prishtinës për formimin e tij.

Ai, transmeton Koha.net shkrimin e kësaj gazete, deklaroi se serbët në Kosovë vazhdimit janë të ekspozuar ndaj sulmeve qoftë të motivuara etnikisht, qoftë kur bëhet fjalë për vepra penale klasike.

Në intervistën për «Novostin» e sotshëm, Gjuriq vlerësoi se nga sulmet janë të ekspozuar sidomos serbët në mjediset e të kthyerve dhe enklava

Sipas tij, atmosfera e linçit po shkaktohet nga partitë politike më ekstreme dhe se mungon reagimi konkret i elitës dhe institucioneve.

I pyetur nëse do të nisë nga puna së shpejti Bashkësia e Komunave Serbe (BKS), Gjuriq u përgjigj se është e pakuptueshme gjithë kjo rezistencë me të cilën e ka pritur opinioni politik shqiptar këtë ide, meqë BKS nuk rrezikon askënd dhe paraqet instrument të mbrojtjes dhe të përparimit të komunitetit serb në Kosovë e Metohi, siç vazhdojnë ta quajnë Republikën e Kosovës zyrtarët e Beogradit.

«Formim i BKS-së është proces i pakthyeshëm», u shpreh Gjuriq për këtë gazetë, dhe shtoi «Konsideroj se bashkësia ndërkombëtare si garantuese e Marrëveshjes nuk është më e disponuar që Prishtinës t’ia tolerojë arsyetimet e ndryshme për vështirësimin e procesit të normalizimit të gjendjes».