Askush s’mundet me m’njoftë

Foto: Shutterstock



Askush s’mundet me m’njoftë
njashtu si m’njeh ti.

Njashtu si sytë e tu, ku flemë
të dy ngjeshë bashkë.
Dritës së syve t’mi u kanë dhanë tjetër fat
shumë ma t’mirë se netve të kësaj toke

Sytë e tu ku unë udhëtoj
u kanë dhanë shenjave të rrugëve, kuptim
ndryshe prej krejt botës

Në sytë e tu, krejt ata që zbulojnë
vetminë tonë të pafundme
s’janë ma ata ç’ka kujtonin se ishin.

Askush s’mundet me m’njoftë
njashtu si ti m’njeh!

Përktheu Jozef Radi