Askush nuk kërkon tërheqjen e NATO-s nga Ballkani

Foto: bibiphoto/Shutterstock.com



Forcat amerikane dhe kanadeze, bashkë me ato të shteteve të tjera të NATO-s, vazhdojnë të qëndrojnë në Ballkan edhe 22 vite pasi ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, nisi përfshirjen ushtarake të Amerikës në rajon.

Departamenti amerikan i Shtet ngulmon se ndërhyrja e Clintonit në Ballkan ishte një prej vendimeve të para të mëdha të tij pas zgjedhjeve të vitit 1993. (Kombet e Bashkuara ishin përfshirë në Ballkan kohë më parë pa SHBA-në.)

NATO-ja u përfshi përfundimisht dhe vendosi praninë e përhershme në Kosovë më 1999, duke krijuar misionin e Forcës së Kosovës (KFOR). Dhe derisa Departamenti amerikan i Shtetit vlerëson haptazi se ndërhyrja e pushtimi amerikan dhe i NATO-s kanë sjellë dobi, ato në fakt kanë qenë shkatërrimtare.

Ndërhyrja në Ballkan – në emër të myslimanëve dhe kundër të krishterëve – ndihmoi terroristët islamikë me krijimin e mundësi të çmuara trajnimi dhe rekrutimi, duke i fuqizuar më shumë se kurrë kur lansuan fazën pasuese të xhihadit të tyre global më 11 shtator, 2001.

Dhe Ballkani vazhdon të mbetet tokë e pëlleshme për xhihadistët edhe ditëve të sotme, duke eksportuar terroristë islamikë anembanë globit.

Kjo afërmendsh se nuk është relevante për shumë njerëz. Në fakt, NATO-ja ndihmoi terroristët islamikë duke dërguar forca në Ballkan. Dhe kjo ishte injoruar atëherë dhe tani. Perëndimi luftoi me efikasitet (dhe ende lufton) për islamin në Afganistan dhe Irak. Ngjashëm bëri edhe në Ballkan. Dhe si në rastet e Afganistanit dhe Irakut, myslimanët urrejnë Perëndimin gjithnjë e më shumë.

NATO-ja gjithashtu dështoi të sillte paqe në Ballkan. Trazirat e mëdha dhe dhuna që nxitën vazhdimisht tensione ndërmjet etnive të ndryshme vazhdimisht shfaqen në tërë Ballkanin. Trazira dhe dhunë ka edhe në Kosovë, ku NATO-ja vazhdon të jetë e pranishme, dhe trupat e KFOR-it nganjëherë përfshihen në dhunë (përleshjet e armatosura kanë plagosur ushtarët e KFOR-it jo më larg se më 2012) ose duhet t’i kundërpërgjigjen dhunës. Megjithatë, nuk ka ankesa për këtë dështim, megjithëse vazhdimisht ka ankesa për mungesë të qetësisë e paqes në Afganistan dhe Irak. Nuk ka asnjë kërkesë për tërheqje nga Ballkani.

Për më tepër, nuk ka asnjë politikanë ose analistë që akuzon NATO-në se është fajtore për dëmtimin e Ballkanit ose për sjellje të varfërisë masive në Kosovë. Nuk gjen asnjë politikan a analist që akuzon NATO-n për dëmtim të reputacionit të saj për shkak të vendimeve për invadimin dhe pushtimin e Ballkanit. Njerëzit nuk po i tregojnë dhëmbët kundër përgejgjësisë së NATO-s për vdekjen e dhjetëra mija personave gjatë operacioneve të saj ushtarake. Prapëseprapë, shumëkush prej të djathtës a të majtës, bën akuza të njëjtë kundër SHBA-së kur vjen puna te Lufta e Irakut.

Kulmi i të gjithave është se trupat e KFOR-it vetëm po humbin kohën kot në Kosovë duke luftuar me flakët e zjarreve.

Atëherë pse nuk po ankohen njerëzit për të gjitha problemet që NATO-ja i ka krijuar në Ballkan? Pse nuk po ankohen për gjithë ato para dhe trupa të dërguara deri tani atje? A ka farë strategjie dalëse? Pse duket se askujt nuk i prish punë pushtimi i pafund i Ballkanit, madje edhe në kohën kur të gjithë kishin çuar krye kur ndokush kishte sugjeruar se SHBA-ja do të mund të mbetej për gjenerata të tëra në Irak?

Përgjigja ndaj të gjitha këtyre pyetjeve është goxha e thjeshtë. Një president amerikan demokrat e nisi ndërhyrjen ushtarake në Ballkan për arsye që nuk ishin vitale për interesat e SHBA-në, Kanadasë ose NATO-s: për të mbrojtur popullsinë islamike me bekimin e Kombeve të Bashkuara. Prandaj, shtypi, analistët e njëanshëm dhe krerët qeveritarë kanë përkrahur krenueshëm ndërhyrjen dhe pushtimin e Ballkanit për një gjeneratë.

Leksioni? Forcat amerikane dhe perëndimore mund të mbesin në mision dhe të pushtojnë shtete përgjithnjë kurdo që urdhërohen prej një presidenti amerikan demokrat, dhe kurdo që dërgohen për hesape të Konbeve të Bashkuara dhe pa kurrfarë dobie për Perëndimin.

(Autori është bloger i revistës «The Rebel».)