Ashpërsohen kushtet për pasaportën zvicerane

Kush nuk sillet mirë, duhet të presë më gjatë – kërkon Qeveria. Ende më keq e kanë ata që marrin ndihma sociale, për ata në të ardhmen nuk ka «pasaportë të kuqe» fare.

Të mërkurën Qeveria e ka miratuar e draftin për Urdhëresën e re të Shtetësisë, me çka rregullohet çështja e fitimit të shtatësisë dhe kriteret për këtë, duke e përshtatur edhe çështjen e ndihës sociale. Në esencë, kush merr ndihma sociale nuk duhet të vijë te shtetësia zvicerane. Bile edhe nëse ky ka marrë ndihma sociale tre vite përpara se ta shtrojë kërkesën për shtetësi, transmeton Tages Anzeiger.

Njëlloj dekurajohen për të marrë shtetësinë zvicerane ata emigrantë, të cilët kanë qenë të përndejkur penalisht. Kjo edhe deri tani ka qenë kështu, por gjatë shqyrtimit të dosjes shikohet vetëm dëshmia penale private, ndonëse sistemi ka qasje në regjistrin e penalitetit, ku aktet eventuale qëndrojnë më gjatë. Në të ardhmen kjo do të ndryshojë. Kush ka qenë i përndjekur, duhet të presë më gjatë me shtetësinë zvicerane.

Për më tepër, sipas propozimit të ri të Qeverisë, në të ardhmen kandidatët për shtetësi do të duhet të nënshkruajnë një deklaratë të luajalitetit. Me këtë ata obligohen se do t’i respektojnë të drejtat themelore, parimet e shtetit të së dejtës dhe rendin demokratik të sanksionuar në kushtetutë. Përveç kësaj, Qeveria e përcakton nevelin e njohurive gjuhësore që duhet t’i zotërojë një kandidat për shtetësinë e Zvicrës, dhe këto janë: Me gojë niveli B1, me shkrim – A2. Nga kjo përjashtohen ata që e kanë gjuhën e vendit gjuhë nëne, ose që kanë kryer shkolla në Zvicër.

Me sistemin e ri do të përshtatet edhe tarifa e Federatës për shtetësinë dhe ajo do të paguhet paraprakisht. Me këtë duhet të sigurohet kostoja e punës së nevojshme për shqyrtimin e dosjes, edhe nëse nuk vjen deri te shtetësia. Ideja e Urdhëresës për Shtetësisë është konkretizimi i Ligjit për Shtetësinë, i sjellë vitin e kaluar. Ajo i precizon edhe kriteret e intergrimit dhe kushtet për shtetësinë: Leje e qëndrimit në Zvicër, më së paku prej dhjetë vitesh në Zvicër. ks