«Asfaltimi i rrugëve të regjionit të Ferizajt me cilësi të dobët»

AVONET përmes kësaj deklarate për media bënë publik dëmtimet që janë shfaqur në rrugën Ferizaj – Gjilan, të cilat do ti paraqesim përmes fotografive.




AVONET, është thellësisht i preokupuar me mënyrën se si është duke u asfaltuar rruga Ferizaj – Gjilan, ku pas disa javëve të asfaltimit, rruga vetëm se sa nuk është bërë nga gjendja e mëparshme, dhe ka filluar të dëmtohet, transmeton Koha.net.

Kjo tregon më së miri se si janë duke u kryer punët në këto rrugë, edhe pse kjo rrugë ka filluar të rregullohet para disa muaj, qytetarët e Regjionit të Ferizaj dhe Gjilani kanë pasur pengesa në qarkullim të lirë me automjet për arsyeje që punët nuk janë kryer më intensitet të paraparë, tashmë në këto ditë me temperatura të ulët, janë duke bërë edhe asfaltimi i disa pjesëve të cilat kanë mbetur të pa përfunduar.