Asfaltimi i rrugës, peng i kontesteve pronësore

Rruga «Shaqir Igrishta» në lagjen «Mati 1» ka mbetur pa u asfaltuar, shkaku i kontesteve pronësore.




Për këtë shkak, rruga do të shtrohet me kubëza betoni deri në zgjidhjen e kontesteve.

Në Komunën e Prishtinës kanë thënë se pasi të arrihet ndonjë marrëveshjeje, punimet në atë rrugë mund të përfundojnë, shkruan sot «Koha Ditore».

Zëdhënësja e Komunës, Miranda Mullafazliu-Beja, ka thënë se rruga «Shaqir Igrishta» do të shtrohet përkohësisht në kubëza betoni.

«Drejtoria e Infrastrukturës është duke rregulluar të gjitha rrugët e përkohshme me kubëza, përfshirë edhe rrugën «Shaqir Igrishta». Në këtë rrugë pronarët e disa parcelave kanë penguar vazhdimin e punimeve dhe Komuna e Prishtinë është në pritje të arritjes së një marrëveshjeje në mes të banorëve të lagjes dhe pronarëve, në mënyrë që të mund të përfundojnë punimet në atë rrugë», ka thënë Mullafazliu-Bejta, duke mos dhënë më shumë detaje.