Asaj që dikur më deshte

Foto: Shutterstock



Pas kaq vuajtjesh e thoshte vallë  njeri
që do t’ia jepte tjetrit drithërimet,
duke ma shqyer zemrën mua në gji
do të m’i rrëmbejë të rrezeve shkëlqimet?

Për dashuri të zjarrtë në amshim
dikur ti më betoheshe me ato buzë
dhe më quaje të vetmin psherëtimë
duke më rrahur fort tërë zjarr dhe shpuzë.

Tani të hirshmen fytyrë s’ta shoh dot.
Ma rrëmbeu tjetri atë qeshje plot nur
dhe egër më godet fati kobplot.

Harmoni qielli më qe fjala jote.
Dritë e kthjellët më ishe ti dikur.
E kush më ngushëllon tani në botë?