Asaj

Foto: Shutterstock



N’ty mendoj, kur trëndafili
fushat zbukuron,
jone t’ambla, kur bilbili
n’agim këndon.
N’ty mendoj, kur rrezja e diellit
fushë e male gzon,
e kur shndrisin yjt’ e qiellit,
hana kur vezllon.

Hana n’fush’ â drit’ tue lshue
Lulet n’gjum’ kan’ ra,
Ambël prroni â nji kang’ tue kndue,
flladi s’ndihet ma.

Nji lot malli â tue m’rigue
plot dëshir’ ndër sy;
n’zemër tande me pushue
e m’u knaqë me ty.