As atëherë, as sot njësoj




Në cepin e dhomës së fëmijërisë së tij, aty ku do të ulej përbri
Sytë rrokulliseshin me plot habi.
Do ta lufonte betejën që nuk e kishte nisur vetë.
Misionin nuk e dinte, por e kërkonte me epshëri
Në cepin e dhomës së fëmijërisë, nuk do të gjente as ngrohtësi e as dashuri
Ay do të nisnin edhe rënkimet e tij
Dhimbje të pafundme, e vuajtje porsi breshëri
Në cepin e dhomës së fëmijërisë së tij, i rrethuar, përherë në vetmi
Aty ku nuk do të gjente rehati
Në cepin e dhomës së fëmijërisë së tij, ende e shoh tek ulet përbri
Betejat veç sa i janë shtuar në sy, por misionin ende s’e di
Në cepin e dhomës së fëmijërisë së tij, aty shkoj i flas përsëri
T’i them se jeta nuk është faji i tij, e bota do të ndodhej pragut përtej
Në cepin e dhomës së fëmijërisë së tij, për të fundit herë, i jap dashurinë
E i them se do të jem shoqëruese e vetmisë së tij
Në cepin e dhomës së fëmijërisë së tij, aty ku dua t`ia shoh buzëqeshjen përsëri,
T’i them ta bëjë atë, misionin e tij
Në cepin e dhomës së fëmijërisë së tij
Aty ku zjarri u shua, e veç hiri mund të shkrumboje
Në cepin e dhomës së fëmijërisë së tij, dashnia asnjëherë s’ekzistoi
Vetmia me prani mbretëroi
Në cepin e dhomës së fëmijërisë së tij, u treta
Aty nisa frikën time ta kuptoj,
Se dashnia s’kish ekzistu as atëherë, as sot njësoj
E veç vetmia diti të më ngushëlloi.
Në cepin e dhomës së fëmijërisë së tij, dëshirat nisa t’ia kuptoj
Se dashnia s’kish ekzistu, as atëherë, as sot njësoj
Në cepin e dhomës së fëmijërisë së tij, nisa të jetoj
Nga frika u lirova, e pa dashninë të rroj mësova
Në cepin e dhomës së fëmijërisë së tij brohorita: Rroftë dashnia, të mos rroj!
E lamtumira, të jetë e fundit që do të rënkoj!

14 dhjetor 2018