As as

Foto: Shutterstock



As në burim

As në derdhje-

Endacak i rritur në mes dy pusive

 

Shigjeta në shigjetë është djegur pas teje

E jeta e ka mësuar vdekjen në ty

Për të qenë hajneshë e shpirtit.

 

Me një krah ke shëruar plagët e zemrës

E me tjetrin ke fluturuar pas shokëve

Me diell në sqep e me ëndrrat e tokës.

 

As në burim

As në derdhje-

Endacak i madhuar duke djegur veten…