Artisti i paralizuar që pikturon me gojë [video]

Vështirësitë që kemi në jetë ndonjëherë nxjerrin në pah më të mirën nga njerëzit, një gjë e tillë i ka ndodhur edhe me Henri Fraser, i cili vetëm pas aksidentit ka zbuluar talentin e tij të vërtetë.




Henri Fraser kishte pësuar aksident në vitin 2009 gjatë një zhytjeje, në të cilën kishte paralizuar duart, transmeton Koha.net shkrimin e BBC.

Fraser tani pikturon duke e mbajtur me gojë brushën, kurse ka zhvilluar interesimin e tij për artin vetëm falë atij aksidenti që kishte pësuar.

«Pa aksidentin nuk do të kisha krijuar vepra artistike», është shprehur Fraser.