Artistët shqiptarë ekspozojnë në Austri




Pas suksesit të ekspozitës «Kosovart» në vitin 2008, në qytetin e Grazit të Austrisë, Komiteti për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Komiteti i ri për Integrim, kanë rikthyer përsëri fokusin në artin shqiptar.

 

Sot, katër artistë shqiptarë do mbajnë ekspozitën e tyre në Muzeun e qytetit Gleisdorf të Austrisë, transmeton Koha.net.

Projekti i iniciuar nga Karl Bauer, me titull «Contrasts and Perspectives: Kosova», ka përzgjedhur një grup prej katër artistësh shqiptarë, që të ekspozojnë veprat e artit të tyre në hollin e muzeut «MiR-Museum», në komunën e Gleisdorfit.

Admir Përvathi, Adriana Marku-Sedaj, Naim Spahiu dhe Salja Tahiraj janë katër artistët shqiptarë që do të shfaqin artin e tyre në Austri, raporton Koha.net. Ata janë pjesë e projektit, promoter i së cilës është edhe Valton Halimi.

«Projekti perspektiv dhe kontraste është një organizim shumë i rëndësishëm, që për herë të parë organizohet në Gleisdorf dhe do të jetë tradicional. Ne si artistë pjesëmarrës jemi të kënaqur me organizimin dhe pjesëmarrjen, por më e rëndësishmja është se arti ynë ka bërë jehonë shumë të madhe këtu», ka deklaruar Naim Spahiu për Koha.net.

Kurse organizatori i këtij projekti, Bauer në një intervistë për «Kleine Zeitung», kishte thënë se Kosova ka një skenë artistike pothuajse të pazbuluar, që është zhvilluar në kushte mjaft të vështira.

«Në Kosovë ekziston një skenë artistike pothuaj e pazbuluar , e cila është zhvilluar në kushtet më të vështira», kishte deklaruar Bauer për gazetën «Kleine Zeitung».

Qëllimi i këtij projekti nuk është vetëm ekspozimi i veprave artistike, por do të ketë edhe debate kulturore dhe sociale. Problemet e mëdha që ka pasur Ballkani ndër shekuj, dhe zhvillimin e hapësirës së përbashkët kulturore, ndërmjet vendeve ballkanike dhe vendeve më të zhvilluara evropiane.

Artistët shqiptarë gjatë qëndrimit në Austri, kanë pasur punëtorinë e tyre, për një javë, përmes së cilës kanë krijuar veprat që do të ekspozohen në muzeun e qytetit të Gleizdorfit.

Ekspozita «Contrasts and Perspectives: Kosova», e cila hapet sot, me fillim nga ora 19:00, do të jetë e hapur deri më 20 shtator.Pas suksesit të ekspozitës «Kosovart» në vitin 2008, në qytetin e Grazit të Austrisë, Komiteti për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Komiteti i ri për Integrim, kanë rikthyer përsëri fokusin në artin shqiptar.

 

Sot, katër artistë shqiptarë do mbajnë ekspozitën e tyre në Muzeun e qytetit Gleisdorf të Austrisë, transmeton Koha.net.

Projekti i iniciuar nga Karl Bauer, me titull «Contrasts and Perspectives: Kosova», ka përzgjedhur një grup prej katër artistësh shqiptarë, që të ekspozojnë veprat e artit të tyre në hollin e muzeut «MiR-Museum», në komunën e Gleisdorfit.

Admir Përvathi, Adriana Marku-Sedaj, Naim Spahiu dhe Salja Tahiraj janë katër artistët shqiptarë që do të shfaqin artin e tyre në Austri, raporton Koha.net. Ata janë pjesë e projektit, promoter i së cilës është edhe Valton Halimi.

«Projekti perspektiv dhe kontraste është një organizim shumë i rëndësishëm, që për herë të parë organizohet në Gleisdorf dhe do të jetë tradicional. Ne si artistë pjesëmarrës jemi të kënaqur me organizimin dhe pjesëmarrjen, por më e rëndësishmja është se arti ynë ka bërë jehonë shumë të madhe këtu», ka deklaruar Naim Spahiu për Koha.net.

Kurse organizatori i këtij projekti, Bauer në një intervistë për «Kleine Zeitung», kishte thënë se Kosova ka një skenë artistike pothuajse të pazbuluar, që është zhvilluar në kushte mjaft të vështira.

«Në Kosovë ekziston një skenë artistike pothuaj e pazbuluar , e cila është zhvilluar në kushtet më të vështira», kishte deklaruar Bauer për gazetën «Kleine Zeitung».

Qëllimi i këtij projekti nuk është vetëm ekspozimi i veprave artistike, por do të ketë edhe debate kulturore dhe sociale. Problemet e mëdha që ka pasur Ballkani ndër shekuj, dhe zhvillimin e hapësirës së përbashkët kulturore, ndërmjet vendeve ballkanike dhe vendeve më të zhvilluara evropiane.

Artistët shqiptarë gjatë qëndrimit në Austri, kanë pasur punëtorinë e tyre, për një javë, përmes së cilës kanë krijuar veprat që do të ekspozohen në muzeun e qytetit të Gleizdorfit.

Ekspozita «Contrasts and Perspectives: Kosova», e cila hapet sot, me fillim nga ora 19:00, do të jetë e hapur deri më 20 shtator.