Arti i shtetndërtimit në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë ka ngjyrat në zyrë dhe dikur ngulmonte që ndërtesat të ngjyroseshin me ngjyra të ndezura. Peter Aspden e takon një lider që nuk heq dorë prej skllavërisë së fuqisë së artit




Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në fillim të muajit pushoi pak prej negociatave torturuese të eurozonës për zotimet financiare të Greqisë për të udhëtuar drejt Ballkanit në mision për të fuqizuar marrëdhëniet ndërmjet Gjermanisë dhe rajonit. Shqipëria ishte ndalesa e saj e parë, ku kryeministri Edi Rama, e mirëpriti me ceremonitë më të larta diplomatike – dhe me një befasi shtesë.

Gjatë rrugës së saj për në sallën e konferencave në hyrje të zyrës së kryeministrit, një ndërtesë imponuese e kohës komuniste në qendër të Tiranës, Rama e çoi Merkelin në një dhomë të vogël, ku i ishin prezantuar disa prej artistëve më të njohur evropiane të artit kontemporan të kohës tonë.

Aty ishte Phileppe Parreno i Francës, i njohur më së shumti për filmin e tij, punuar bashkë me Douglas Gordonin, për futbollistin francez, Zinedine Zidane; artisti me qëndrim në Stokholm, Carsten Holler, që së fundi është subjekt i një një spektakli solo në Galerinë Hayward në Londër; artisti me prejardhje shqiptare, Anri Sala; konceptualisti britanik, Liam Gillick; dhe bashkatdhetari i Merkelit, Thomas Demand. Takimi, kanë thënë më vonë artistët, ishte i jashtëzakonshëm, dhe paksa «sureal», siç është shprehur njëri prej tyre.

Brenda sallës së konferencave, dy liderët folën para një fotografie gjigante të Demandit, të quajtur «Sign», që tregon modelin e një shtrëngimi duarsh, bazuar në simbolikën aktuale të Panarit Botëror të New Yorkut më 1939. Ishte një ngjarje që kishte simbolizuar një botë që besonte në të ardhmen. Por shenja në fotografi nuk është e përfunduar me disa kova të ngjyrave pranë saj. Shtrëngimi i duarve është punë në proces. Ndërtimi i një bote për të nesërmen, sugjeron piktura e Demandit, nuk është një punë që bëhet sa hap e mbyll sytë.

Jashtë ndërtesës, kishte një grusht mesazhesh më të nuancuara për mysafiren e veçantë të Ramës. Një prej skulpturave të famshme kërpudha të Hollerit, «Kërpudha e trefishtë gjigante», është një kolazh 3D i tri kërpudhave: një të ngrënshme, një helmuese dhe një halucinogjenike. Skulptura, thuhej në broshurë, «mund të merret si një koment i politikës shqiptare».

Në hyrje, një tendë e bardhë e ndritshme me drita vezulluese, dizajnuar prej Parrenos, mirëpriste vizitorët me një prekje të pagabueshme glamuri. Sinjalizonte një jetë të re që mori disa vite për ndërtimin e selisë së sundimtarëve komunistë të linjës së ashpër të vendit. Sot, po inaguruohej si Qendra e re e hapjes dhe dialogut e Tiranës. Dhe Rama, artisti i shndërruar në politikan, po i tregonte njërës prej lidereve më të pushtetshme të planetit se asgjë, sipas tij, nuk mund të ndryshojë botën ashtu qysh e bën arti.

. . .

Ditën pasuese, më çojnë në zyrën private të Ramës, Tapetat e murit përfshijnë një seri të hedhjes së ngjyrave, që paraqesin njëfarë krenarie me ngjyra, abstrakte në murin e bardhë. «Janë shkarravinat e mia», shpjegon ai. Para se të futej në politikë, kryeministri 51 vjeç ishte artist praktikues, që kishte studiuar në Akademinë e Arteve në Tiranë, dhe që kishte jetuar e punuar për disa vjet në Paris.

Them troç se zyrë të ngjashme nuk kam parë te politikanët e tjerë që i kam vizituar. Ka ngjyra e pajisje artistike në secilën pjesë të dhomës, dhe muzikë e lehtë orkestrale luhet në sfond gjatë gjithë kohës së intervistës. Në një kënd, ka një top basketbolli në dorën e Ramës, që kishte luajtur edhe për Përfaqësuesen shqiptare të basketbollit. Sot është veshur me kostum elegant dhe flokët i ka prerë shkurt. Ka shtat të hedhur.

Është e dukshme se është krenar me qendrën e tij të re: thekson se ajo do të joshë njerëz që mund të marrin pjesë në punëtori për tema, le të themi, lidershipi. «Por arti do të jetë aty. Dhe jam i sigurt se herën tjetër, disa prej atyre njerëzve do të vijnë të shohin artin: ‹OK, do të shkoj të shoh çfarë po ndodh atje›. Është një interaksion, që do të bëjë shumë më të gjallë ambientin, më human».

Arti është në rend të parë, thekson ai. «Për mendimin tim, arti ndodh së pari, dhe pastaj bëhet gjithë ai muhabet për të. Nuk ishte se Carsten Hollerit i duhej politika shqiptare për t’i ndihmuar të bënte kërpudhën; ai shpiku kërpudhën dhe pastaj ishte përshtatur politikës shqiptare». Qendra, specifikon ai, «nuk është qendër kulturore. Është një hapësirë publike, ku kultura, politika dhe arti mund të zhvillohen të gjitha së bashku».

Brenda hapësirës së re, që është falas për publikun, ka edhe befasi të tjera. Një dhomë e vogël u bën konak koleksioneve të thjeshta të artefakteve nga vitet komuniste të Shqipërisë. Ato janë sjellë prej depove përplot me stoqe të përpërdorura, prej pajisjeve të vogla të mjeteve të punës në bujqësi. Një grmbull drapërish janë hedhur në një raft. «Me t’i parë, nis e mendoj për flamurin e vjetër», thekson kuratorja e ekspozitës, Edit Pula, një tjetër artiste. Ajo dëshiron që salla të krijojë «dialog» ndërmjet të kaluarës dhe të ardhmes së Shqipërisë.

Një tjetër muhabet zhvillohet në sallën prapa derës: mijëra fotografi të kohës së fundit të Luftës së Dytë Botërore, të porsadigjitalizuara dhe skanuara në dy faqe muresh. Një projektor tregon skena nga jeta e përditshme, tjetri fokusohet në ngjarje zyrtare. Audiencat e dy mureve duhet t’ia kthejnë shpinën njëra-tjetrës. Jeta publike dhe private janë ndarë, tamam si në kohët e dikurshme.

Ky është një projekt ambicioz, i them Ramës: Ai po përdor gjuhën shpjeguese dhe eksperimentale të artit kontemporan për të hedhur dritë në historinë dhe politikën shqiptare. «Gjuhët janë të ndryshme», thekson ai ngadalë. «Dhe mund jetë çroerientuese të pretendohet se politika duhet të flasë gjuhën e artit. Por njëherësh, mendoj se arti mund të ushtrojë ndikim, pa e bërë të dukshme të qartë ndikimin e tij».

Nis të më rrëfejë një rrëfim të gjatë të gjyshes së tij. Ajo ishte veçanërisht krenare me kuzhinën e saj, ku mbante një pikturë të kunatit të saj, një piktor i famshëm shqiptar që kishte punuar në «stil realist dhe shumë klasik». Një ditë prej ditësh, babai i Ramës ia kishte behur në shtëpi, duke sjellë me vete një pikturë të një miku në një stil krejtësisht tjetër: «si një kombinim i Cezzanes dhe Georges Braques».

«Ai e zëvendësoi pikturën në kuzhinë, dhe gjyshja ime humbi toruan», kujton Rama. «Ajo tha: ‹Për të gjithë ju, kuzhina është relativisht e rëndësishme. Për mua, është krejt çfarë kam. Zgjohem dhe shkoj në kuzhinë, e kaloj ditën në kuzhinë. Është krejtësisht e padrejtë të impononi veten në këtë mënyrë në hapësirën e vetme që kam!›»

Piktura e re për më tepër ia zuri vendin të vjetrës. «Pastaj, disa vite më vonë. Babai im dëshironte ta ndryshonte përsëri», thekson Rama. «Kësaj here solli një natyrë të qetë me lule. Dhe gjyshja ime ishte zemëruar përsëri. Babai im tha: ‹Çfarë ka që nuk është në rregull me ty? Ju u revolutuat me pikturën moderne!› Dhe ajo tha: ‹Po u revoltova, por jemi mësuar të jetojmë njëri me tjetrin. Unë jam në vendin tim dhe piktura është në vendin e saj›».

Kjo është fuqia magjike e artit, beson Rama. Ajo mund të të ndryshojë, madje edhe nëse nuk e merrni vesh. «E kjo nuk ndodh me artin e propagandës, që të bën të kuptosh se ka për qëllim të ndikojë te ti. Arti i lirë ndikon te ju pa ju bërë të kuptoni se po ndikoheni prej tij».

Rama erdhi në pushtet në vitin 2013, kur Partia e tij Socialiste fitoi me një dallim të theksuar në kurriz të ish-kryeministrit Sali Berisha, Partia Demokratike, qendra e djathtë, e të kishte qeverisur për tetë vjet. Në vite pas rënies së diktaturës komuniste në fillim të viteve nëntëdhjetë, Rama së pari ishte marrë me karrierën si artist në Paris dhe pastaj ishte kthyer në atdhe, të kurthuar në këndin e trazuar juglindor të Evropës, për t’u emëruar ministër kulture më 1998.

Në vitin 2000 Rama u zgjodh kryetar i Tiranës dhe menjëherë ishin testuar mendimet e tij për fuqinë transformuese të artit, kur një seri ndërtesash së lagjeve të qytetit kishin nevojë të domosodshme për renovim. Rama vendosi që në vend se të rivalizonte ndërtesat me unfiromë të hirtë të komunizmit të diktuar me edikt, urdhëroi që ndërtesat të ngjyrsoeshin me ngjyra të ndezura.

Në ditën e parë të punës, ai mori një thirrje telefonike nga një mbikëqyrës në zonë. «Ai më tha: ‹Zoti kryetar, të lutem më ndihmo, është katastrofë, janë rreth 200 persona jashtë, disa po bërtasin, disa po ulurijnë, disa po qeshin›». Rama doli në terren. Ishte kapur në debat edhe me një përfaqësues të Komisionit Evropian, që ishte i dëshpëruar me planet e tij.

Rama  luan zyrtarin e qetë: «Do ta bllokoj projektin! Asnjëherë nuk kemi shpenzuar para të taksapaguesve evropianë për ngjyra të ndezura për ndërtesa!» Rama thekson se i ishte dashur të kalonte konferencën e parë për shtyp si kryetar duke krahasuar ligjet konforme evropiane me diktatet e komunizmit. «Kështu, pastaj ai sugjeroi një kompromis. Por i thashë se të gjitha kompromiset janë të hirta, madje edhe nëse i përzien ngjyrat kryesore». Rama rikrijon bisedën e zhvilluar me gusto dhe me pak dramaticitet.

«Më në fund ia dolëm. Dhe kjo u bë një punë, punë, punë e madhe. Për dy ose tre muaj. Çështja kryesore që u diskutua në qytet, dhe në këtë vend, ishin ngjyrat. Dhe u bë debati i parë në interes të publikut që nuk ishte për punë politike». Shkalla e mbështetjes ndaj Ramës shënoi rritje të madhe. «Ngjyrat më bënë shumë të famshëm», thekson ai me qeshje të lehtë.

E pyes nëse kjo ishte ajo çfarë kishte shpresuar. «Jo, jo aspak! Por instinktet e mia më thoshin se ishte puna e duhur që duhej të bëja». Instinktet e tij dolën me vend në një seri zhvillimesh të jashtëzakonshme, thekson ai. Njerëzit në lagje nisën të hiqnin rrethojat dhe qepenat e sigurisë nga dritaret. «I pyes pse dhe ata më thonë se tani ka siguri. Kjo më tregoi se si përmirësimi i hapësirës publike do të mund të rriste kapacitetin për bashkëpunim me njëri-tjetrin, për të mbrojtur atë çfarë kanë dhe ruajtur çfarë kanë».

Sidoqoftë, ajo çfarë nuk pritej të ndodhte kishte kohë të merrej vesh. Diskutimi për ngjyrat e nxiti Ramën të bënte një anketim publik. Banorëve u ishin drejtuar dy pyetje: Nnëse iu pëlqenin ngjyrat, dhe nëse dëshironin që projekti të vazhdonte. 63 për qind thanë se u pëlqente skema; por një numër më i lartë, 85 për qind, thanë se dëshironin që projekti të vazhdonte. «Dhe kjo është lidhja me rrëfimin e gjyshes time», thekson Rama hareshëm. «Po ta pyesnit atë nëse i pëlqente piktura moderne, do të thoshte ‹jo›.  Por po ta pyesje nëse dëshiron ta heqësh, do thoshte ‹jo, mos e prek!›»

Rama thekson se eksperimenti me pikturën e ka mësuar se estetika mund të ketë ndikim domethënës në çështje sociale. «Pasi pa qendrën dje, Angela Merkel më tha se një prej gjërave të tmerrshme të komunizmit ishte se edhe nëpërmjet artit, komunizmi kurrë nuk ia kishte dalë të promovonte shije», thekson ai. «Kur të promovoni shije, ju promovoni cilësi më të lartë të jetesës, njohje më të lartë të qytetatrisë, dhe detyrave».

. . .

Rreth gjysmë ore larg qendrës së Tiranës, ka një tunel nëntokësor që ishte ndërtuar në fillim të viteve shtatëdhjetë për të mbrojtur lidershipin e vendit në rast të ndonjë sulmi bërthamor ose kimik. Është një hapësirë e jashtëzakonshme prej më shumë se 2’500 metrash katrorë, që përbëhet prej pesë kateve, 106 dhomave, mureve të betonta prej një metri trashësi, madje edhe një teatër. Ka edhe një banesë të vogël, që ishte rezervuar për liderin, të famshmin Enver Hoxha. Ai kurrë nuk qëndroi në të.

Rama, i cili e ka hapur bunkerin për publikun, beson se ballafaqimi me të kaluarën është një punë më e ndërlikuar për shqiptarët se të dëgjojnë kryesisht incidente fatkëqija të historisë së fundit. «Për ne ka qenë shumë e vështurë të merreshim me të kaluarën në një mënyrë që është e liruar prej mekanizmave që ka krijuar e kaluara për ne që të merreshim me të kaluarën», thekson ai duke qeshur.

Rama nënvizon se bunkeri ishte hapur «për t’iu krijuar njerëzve mundësi të përjetojnë të kaluarën fizikisht, pa ndërmjetësim të politikës, ose historisë a sociologjisë». Ai thotë se kjo po bëhet veçanërisht për gjeneratën e re. «I kam folur shumë birit tim për komunizmin, por krejt çfarë mund t’i them atij nuk është sa mësoi prej një vizite gjysmë ore në bunker. Sepse ishte fizike. Dhe pastaj u kthye dhe më tha: ‹Më trego më shumë›».

Qasja e Ramës ndaj sinergjive të artit dhe politikës e ka bërë atë njëfarë figure kulti në mesin e artistëve kontemporanë. Edhe Parreno, edhe Holleri – hisedarë të mëdhenj në rrethin e artit kontemporan, ia kanë dedikuar veprat e tyre qendrës së re dhe kanë folur me fjalë të zgjedhura për kryeministrin mendjehapur. E pyeta Ramën nëse mendonte se duhej të kishte më shumë artistë në politikë. «Nuk mendoj se domodoshmërisht artistët mund të bëhen politikanë të mëdhenj», ma kthen ai. «Por jam absolutisht i sigurt se politikanët mund të bëjnë shumë më tepër nëse do t’i kushtonin më shumë vëmendje artistëve, dhe njerëzve të kësaj sfere mendimi». Ka edhe një pyetje që duhet bërë: pse diktaturat kanë qenë aq të obsesionuara që të mos i linin njerëzit të merreshin me artin? Pse duhet t’i kontrollojnë? Dhe nëse diktaturat janë të obsesisionuara që ta kontrollojnë artin, ne duhet të pyesim, cilat do të mund të ishin dobitë prej shtytjes së tij? E lë pezull përgjigjen Rama.

Gjatë darkës për manifestimin e hapjes së Qendrës për Hapje dhe Dialog, mbajtur në oborrin e hapur të freskët që dikur ishte parking makinash, ulem pranë botuesit lokal, Piro Misha. E pyes se çfarë mendonte për qendrën. «Ishte si një kështjellë e Kafkës», ma kthen ai. «Duhej të dekonstruktohej, për t’i treguar publikuar se asgjë nuk ka më kufij».

Rama është në kulm të humorit, duke bërë shaka për ngjyrat e purpurta dhe tepihat. «Janë si ngjyrat e partisë», thekson ai. «Kanë mbetur prej fushatës». Pastaj i përshëndet të gjithë mysafirët me një shishe raki, pijen e zjarrtë që ua bën qejfin atyre që janë merkalinj të pijes, «me qëllim që të gjithë të largohen me zemra të ndritura».

(Autori është gazetar senior i fushës së artit në ‹Financial Times›)