Ars Poetica




Si të shkruaj tani një poezi
pse të mos hesht përgjithmonë
dhe t’i kushtohem gjërave shumë më të dobishme?
Pse t’i rris dyshimet,
t’i ringjallë konfliktet e moçme,
butësitë e papritura;
këtë thërrime fat
t’ia shtoj një bote
që është më shumë – dhe e cila vetëm e shkatërron?
A do të bëhet diçka më e kthjellët nga ky lëmsh?
Askujt s’i duhet,
relikt i madhështive të shkuara,
kujt i duhet, çfarë plagësh shëron?