Arrinë vendimi: Naser Oriqi ekstradohet në Bosnjë dhe jo në Serbi!




Enti Federal i Drejtësisë së Zvicrës, pas një procedure të thjeshtuar, ka vendosur që Naser Oriqin ta kthejë në Bosnjë e Hercegovinë. Për arsye sigurie nuk jepen detaje për kohën e ekstradimit, thuhet në kumtesën e Entit.

Ish komandanti i forcave myslimane boshnjake në rajonin e Srebrenicës, Naser Oriq, u arrestua në një kalim kufitar të Gjenevës me 10 qershor të këtij viti. Ndalimi kishte ndodhur për shkak të një urdhër-arresti të Serbisë, e cila e kërkon atë për shkak të dyshimeve për krime lufte. Oriq kishte deklaruar qysh në fillim se ai do ta kundërshtonte ekstradimin e tij në Serbi. Me 22 qershor, me kërkesë të Zvicrës, Ministria e Drejtësisë së Serbisë kishte dorëzuar një kërkesë formale për ekstrdimin e Oriqit në Serbi.

Ndërkohë nga Ministria e Drejtësisë së Bosnjës në Zvicër mbërrinë një kërkesë për ekstradimin e tij në Bosnjë. Ndaj Oriqit është duke u zhvilluar një hetim për krime kundër popullsisë civile edhe në vendlindjen e tij. Dhe vet Oriq ishte deklaruar pro ekstradimit të tij në Bosnjë. Kështu Enti Federal Zviceran i Drejtësisë, me një procedurë të shpejtuar, kishte vendosur pa vonesë ekstradimin e tij në Bosnjë. Vendimi kishte qenë i lehtë, sepse sipas Marrëveshjes Europiane për Ekstradim, përparësi në rastin e Oriqit kishte Bosnja. Krimet për të cilat akuzohet Oriq janë kryer në Bosnjë dhe gjyqi bëhet në vendin e krimit.Enti Federal i Drejtësisë së Zvicrës, pas një procedure të thjeshtuar, ka vendosur që Naser Oriqin ta kthejë në Bosnjë e Hercegovinë. Për arsye sigurie nuk jepen detaje për kohën e ekstradimit, thuhet në kumtesën e Entit.

Ish komandanti i forcave myslimane boshnjake në rajonin e Srebrenicës, Naser Oriq, u arrestua në një kalim kufitar të Gjenevës me 10 qershor të këtij viti. Ndalimi kishte ndodhur për shkak të një urdhër-arresti të Serbisë, e cila e kërkon atë për shkak të dyshimeve për krime lufte. Oriq kishte deklaruar qysh në fillim se ai do ta kundërshtonte ekstradimin e tij në Serbi. Me 22 qershor, me kërkesë të Zvicrës, Ministria e Drejtësisë së Serbisë kishte dorëzuar një kërkesë formale për ekstrdimin e Oriqit në Serbi.

Ndërkohë nga Ministria e Drejtësisë së Bosnjës në Zvicër mbërrinë një kërkesë për ekstradimin e tij në Bosnjë. Ndaj Oriqit është duke u zhvilluar një hetim për krime kundër popullsisë civile edhe në vendlindjen e tij. Dhe vet Oriq ishte deklaruar pro ekstradimit të tij në Bosnjë. Kështu Enti Federal Zviceran i Drejtësisë, me një procedurë të shpejtuar, kishte vendosur pa vonesë ekstradimin e tij në Bosnjë. Vendimi kishte qenë i lehtë, sepse sipas Marrëveshjes Europiane për Ekstradim, përparësi në rastin e Oriqit kishte Bosnja. Krimet për të cilat akuzohet Oriq janë kryer në Bosnjë dhe gjyqi bëhet në vendin e krimit.