Arrijnë në Munih 15 mijë refugjatë

Gjatë fundjavës në Gjermani, sipas të dhënave të fundit, kanë arritur mbi 15 mijë refugjatë nga Hungaria nëpërmes Austrisë.

Numri më i madh u vendos në Munih, nga ku janë vendosur nëpër rajone të ndryshme, raporton KTV. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë ditës do të bisedojë me partnerët e koalicionit, Socialdemokratët, rreth programit për integrim dhe vendosje të njerëzve marrë parasysh se vlerësohet që deri në fund të vitit në këtë shtet do të arrijnë rreth 800 mijë refugjatë.

Qeveria gjermane vendosi që të ndajë 3 miliardë euro shtesë për shtetet federale dhe komunat që të mund të ballafaqohet me valën e refugjatëve.