Arrestohet personi që kishte vjedhur veturën e i kërkonte para viktimës

Lidhur me një rast të vjedhjes së veturës me datën 01.09.2015, në Prishtinë, Policia e Kosovës përmes rrugëve hetimore-operative ka marrë një informatë se një i dyshuar ka kontaktuar në telefon viktimën dhe i ka kërkuar një shumë të caktuar të hollash në këmbim për t’ia kthyer veturën e vjedhur.

«Pas pranimit të informatës hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime të shpejta operacionale, ku është arritur identifikimi dhe lokalizimi i të dyshuarit, dhe në momentin e këmbimit të të hollave në mes të viktimës dhe të dyshuarit, është realizuar arrestimi i të dyshuarit», njofton Policia e Kosovës, përcjell koha.net.

Pas ekzaminimeve të nevojshme të forenzikës me urdhër të prokurorit kompetent viktimës i është kthyer vetura, ndërsa i arrestuari është dërguar në mbajte dhe i njëjti akuzohet për vepër penale të «vjedhjes» dhe të «detyrimit».