Arrestohet për vrasjen që dyshohet se e kishte kryer para 22 vjetësh

Në Podujevë, më 28.04.1993, rreth orës 11:00-12:00, kishte ndodhur një vrase.




E 22 vjet më vonë, saktësisht më 25.09.2015 Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin, transmeton Koha.net.

«Pas një informate lidhur me një vrasje e cila kishte ndodhur në vitin 1993 ku viktimë ishte një mashkull shqiptar, prokurori i shtetit ka urdhëruar të hapet rast i ri dhe të arrestohet i dyshuari mashkull shqiptar ndaj të cilit do të zhvillohen hetimet të mëtutjeshme. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje», thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.