Arrestohet për vjedhje një burrë në Zveçan

Policia e Kosovës përmes një komunikatë ka bërë të ditur se ka arrestuar një burrë serb në Zveçan për vjedhje në një shtëpi private.




PK thotë se i dyshuari ka vjedhur në shtëpinë e viktimës një pushkë ajrore, 400 euro dhe 19.000 dinarë (155 euro), transmeton Koha.net.

I dyshuari gjatë intervistimit e ka pranuar veprën e kryer dhe i njëjti, me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.