Arrestohet në Lipjan i dyshuari për ngacmim seksual ndaj të miturës

Policia e Kosovës ka arrestuar dhe dërguar në mbajtje të martën në orët e hershme të mëngjesit një të dyshuar për ngacmim seksual ndaj tri femrave.




Mësohet se njëra prej tyre ka qenë e mitur në moshë.

«Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili ka ngacmuar seksualisht tri viktimat femra K/Shqiptare, ku njëra nga viktimat është e mitur e moshës», bën me dije Policia, raporton Koha.net.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.