Arrestohet në Gjilan aktivisti i Vetëvendosjes, një tjetër në kërkim

Sipas një njoftimi të Lëvizjes Vetëvendosje Policia e Kosovës sot, rreth orës 10:00, ka arrestuar në Gjilan një aktivist, ndërsa është vënë në ndjekje të një tjetri.




«Sot rreth orës 10:00, në zyrën e Lëvizjes në Gjilan, nga policët civilë u arrestua aktivisti Luan Aliu. Ndërkohë policia po e kërkon për ta arrestuar edhe aktivistin Adonis Tahiri», thotë njoftimi i LVV-së, transmeton Koha.net.

Për këto veprime të Policisë, Vetëvendosje akuzon Qeverinë, e cila, sipas tyre «në njërën anë po ikë nga debati në Kuvend, kurse në anën tjetër po vazhdon me represionin ndaj kundërshtarëve të «Zajednicës» vetëm ngase shkruajnë parulla».

Nuk jepen arsyet e policisë për arrestimin e aktivistëve të Vetëvendosjes. Por, ditë më patë në Gjilan (më 15 shtator) aktivistët e Vetëvendosjes shpuan disa goma të veturave zyrtare të Komunës së Gjilanit.