Arrestohet i dyshuari pasi iu gjetën shumë gjësende ilegale – drogë e armatim




Në fshatin Nobërgoshtë të Prizrenit, ditën e djeshme rreth orës 11:10, Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin mashkull me nënshtetësi boshnjake pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë dhe veturën e tij janë gjetur gjësende ilegale.

Siç bën me dije policia, në shtëpinë dhe veturën e tij janë gjetur 12 qese të tejdukshme me pluhur që dyshohet të jetë substancë e dyshuar narkotike, një çantë me tri shishe plastike me mbetje lëngu, dy shiringa, një bocë e vogël, një kavanoz plastike me 12 paketime me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, një palë dylbi, 4 telefona celularë, 5 matëse –termometra, 4 ventilatorë, një furrë për tharjen e substancave, 15 reflektorë, një mulli për bluarje, një korrektor rryme dhe disa vazo për mbjelljen e substancave si dhe një armë zjarri e llojit CZ- me një karikator me dy copë fishekë të cal.7.65m.

I dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.