Arrestohet i dyshimti për tentim të vrasjes së Mimoza Kusarit –Lila

Është arrestuar një i dyshuar për tentim vrasjen ndaj kryetares së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.




Lajmin e ka konfirmuar për ARTA TV, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

«Shkurt mund të konfirmoj se për momentin është arrestuar një person i dyshuar në lidhje me rastin», ka deklaruar Hoxha, transmeton Koha.net .

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, në një seancë të kuvendit komunal pati deklaruar kërcënimin për vrasje, sipas saj, atë do ta kryente dikush nga Shqipëria.

Kusari Lila deri vonë ishte në përcjellje të afërt nga Policia e Kosovës por më pas ka kërkuar që ti largohet mbrojtja e afërt.