Arrestohet hajni serik gjatë një tentim-vjedhjeje në Gjilan

Në fshatin Velekincë të Gjilanit, dje në mbrëmje rreth orës 20:20, është arrestuar një hajn i dyshuar pasi që i njëjti së bashku me dy të dyshuar të tjerë ka tentuar të kryejë një vjedhje në shtëpinë e një viktime.




PK bën me dije se njësiti patrullues ka arritur ta identifikojë të dyshuarin dhe ka konstatuar se i njëjti, që rezulton të jetë nga regjioni i Mitrovicës, së bashku me dy të dyshuar të tjerë ka shkuar në lokacionin e cekur me qëllim të vjedhjes, raporton Koha.net.

«I dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se ka kryer vjedhje nëpër shtëpi të ndryshme. Dy të dyshuarit e tjerë gjenden në arrati», thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.