Arrestohen tre persona për mashtrim me subvencione

Policia e Kosovës, ka arrestuar tre persona të dyshuar në rajonin e Ferizajt, të cilët dyshohen për vepra penale «mashtrim me subvencione» dhe «falsifikim të dokumenteve».




Me vendim të prokurorisë kompetente ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, transmeton Koha.net. Me këtë aktivitete të paligjshëm ata dyshohen se kanë përfituar mbi 30 mijë euro.

Policia e Kosovës, rikonfirmon se është e vendosur në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj në funksion të luftimit të veprave të kundërligjshme dhe vendosjen e ligjshmërisë në vend.