Arrestohen një i dyshuar në Pejë për vrasje në tentativë

Sot, rreth orës 12:40, në Pejë është njoftuar se ka pasur të shtëna me armë zjarri në në rrugën «Ahmet Shala» – Dardania II në Pejë.




Sipas raportit policor, menjëherë njësite përkatëse nga sektori i hetimeve në Pejë kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe është njoftuar edhe prokurori kujdestar në lidhje me rastin i cili ka autorizuar ekipin hetimor të bëjë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe rasti të iniciohet si «Vrasje në tentativë», transmeton Koha.net.

Hetimet policore nën autorizimin e prokurorit shtetit kishin nisur drejt zbardhjes së rastit dhe ecuria hetimore e hetuesve policor në kuadër të stacionit policor Pejë ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit J.K.(1982) , i përkatësisë etnike shqiptar,shtetas i Republikës së Kosovës. Lidhur me këtë rast është intervistuar edhe viktima shtetasi N.N. (1972).

Në koordinim me gjyqtarin e Gjykatës Themelore në Pejë, të dyshuarit i është bastisur dhe kontrolluar shtëpia e banimit, ku janë gjetur dhe konfiskuar një revole e tipit “Bereta”, kalibrit 7.65mm, dy karikator dhe 63 fishekë të të njëjtit kalibër. Po ajo revole dyshohet se është përdorur në rastin e hetuar.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit dhe të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor 48 orë me urdhër të prokurorit shtetit.