Arrestime në Fushë – Kosovë e Ferizaj për posedim droge

Në fshatin Miradi e Epërme, Fushë - Kosovë, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë.




Ata, njofton Polica e Kosovës, janë arrestuar për shkak se gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar 20 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, transmeton Koha.net.

Po në Fushë- Kosovë , në fshati Harilaq, janë arrestuat tre të dyshuar meshkuj K/ Shqiptarë, pasi gjatë kontrollit në veturën në të cilën ndodheshin ata është gjetur dhe konfiskuar një qese e vogël plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Edhe në Ferizaj është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një i dyshuar mashkull K/Shqiptar, pasi gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 10.75 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe dy fara të bimës Kanabis Sativa.