Arrest shtëpiak për serbët e arrestuar të «Srbijasuma»

Gjykata Themelore në Ferizaj, Dega në Shtërpcë, ka vendosur masën e arrestit shtëpiak dhe ndalimin për t’iu afruar vendit apo selisë ku kanë ushtruar veprimtarinë gjashtë të dyshuarit nga Komuna e Shtërpcës për shkak të dyshimit të bazuar për veprat penale shkretërimi i pyjeve.




Të arrestuarit ishin pjesë e kompanisë serbe «Srbijasuma» që vepron në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore. Pesëmbëdhjetë zyrtarë e punëtorë të kësaj kompanie ishin arrestuar të mërkurën me dyshimin se kanë marrë pjesë në shkatërrim të qëllimshëm të pasurisë së Kosovës.

Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike, si dhe shkatërrimi i pyjeve ishin veprat nën dyshimin e të cilave u arrestuan ata. Në të vërtetë, të mërkurën ishin arrestuar 15 serbë, mirëpo 9 punëtorë ishin liruar, kurse stafi meaxhues ishte ndaluar.