Arratisja nga shteti-burg

Derisa mijëra persona arratisen në muaj dhe vijnë raporte për represion sistematik, dy burra me rrugëtime të ndryshme pasqyrojnë jetën e ndërlikuar në Eritre

Nga Monica MARK

Kemali dhe Mohammedi nuk janë takuar kurrë, ata deri para pak kohësh kishin jetë të rehatshme dhe kodode si pjesë e shtresës së mesme në Eritre.

Mbrëmjet idilike të fëmijërisë i kalonin duke luajtur futboll në rrugët e rrahura nga erërat në kryeqytetin Asmara. Teksa po rriteshin, po kalonin kohën duke pirë kafe a ngrënë pisseti – minipica – në kafene afër zonave të institucioneve të artit ose pranë kinemave të ndërtuara gjatë kohës sa vendi ishte koloni italiane. Pastaj erdhi edhe koha e studimeve universitare dhe përfundimisht u bënë shërbyes civilë, duke ndjekur rrugët e prindërve.

Ndryshimi i madh

Por një ndryshim i madh e i egër në jetën e tyre ndodhi sivjet, duke hedhur dritë mbi anën e errët të dy mënyrave të jetesës në Eritre, në prej shteteve më të izoluara në botë.

Në një raport prej pesëqind faqesh të Kombeve të Bashkuara, publikuar në qershor, Eritrea përshkruhet si shtet ku qeveria ka kontroll absolut mbi gjithçka të gjallë mbi sipërfaqe të dheut , duke mbajtur pushtetin nëpërmjet rrjeteve të forcës, torturës, zhdukjeve të detyruara e shërbimit të papërcaktuar ushtarak. Dora e hekurt shtetit është gjithkah, saqë një qytetar e ka përmbledhur kështu: «Kur jam në Eritre, ndihem sikur nuk mund të mendoj, sepse kam frikë se njerëzit mund të m’i lexojnë edhe mendimet».

Të dhënat janë të ndryshme, por në raportin e OKB-së thuhet se më shumë se pesë mijë eritreanë largohen në muaj nga vendi. Agjencia kufitare e Bashkimit Evropian njofton se numri i eritreanëve që kanë aritur në brigjet detare të vendeve anëtare të bllokut sivjet është trefishuar krahasuar me 35 mijë të vitit të kaluar – megjithëse paralajmërohet se numri mund të ngrihet prej atyre që mund të pretendojnë se janë eritreanë, me qëllim që të kenë më shumë mundësi për të gëzuar të drejtat e azilit.

Në moshën 33 dhe respektivisht 36-vjeçare, Kemali dhe Mohammedi së fundi i janë bashkuar eksodit të madh, por rrëfimet e tyre të bashkuara paraqesin një panoramë më të gjerë të ndërlikuar: Kemali u largua për të ndjekur ëndrrën që të bëhej sipërmarrës në Sudanin Jugor, derisa udhëtimi i Mohammedit në Sudan shënoi fundin e përjetimit për muaj me radhë të torutrave e dhunës së pandalshme në burg.

Rrëfime të ndryshme

Rrëfimet e tyre ndryshojnë, por vënë në pah dëshmi që flasin për kushtet në të cilat jetohet sot në Eritre – një temë që ka nisur të përçajë edhe diasporën eritreane, me shumë sish që dalin në mbrojtje të regjimit.

Falë luftës tridhjetëvjeçare me Etiopinë për fitimin e pavarësisë, qeveria e vendit është e lidhur ngushtë me luftën kundër lirisë. Të dy burrat thonë se gjenerata më e vjetër – brenda e jashtë vendit – kanë prirje të jenë më besnikë ndaj regjimit, derisa rinia kërkon me ngulm të ketë ndryshime më të mëdha.

Rëfimi i Kemalit dallon prej shumicës së atyre të eritreanëve që marrin botën në sy. Ai thotë se nuk ishte kënaqur gjatë kohës sa punonte për administratën e shtetit, megjithëse kështu i ishte shmangur punës së rëndë që e priste po të mos i jepej mundësia të ishte pjesë e saj.

Ishte përballur me forcën e regjimit autoritar vetëm në momentin kur e kishte ndarë mendjen të largohej nga vendi dhe kur jashtë qytetit i ishte dashur të nxirrte kartën e identitetit kur ushtarët ia kishin kërkuar në kuadër të procesit të legjitimimit.

Kemali thotë se që nga momenti i largimit për të arritur pastaj në Juba, kryeqytet i prapambetur i Sudanit Jugor në gjirin e Kuginës së Nilit, po i mungojnë kënaqësitë që ia kishte ofruar qyteti i lindjes, si dalja për shëtitje në rrugët me palma dhe jehona e kambanës së katedrales.

I varfri që refuzon qindra miliona dollarë

«Qyteti Asmara, qendra e saj, është e mbushur me gjëra të bukura; kafene, erë të kafesë së zier taze në mëngjes», nis të numërojë disa prej të mirave që mendon Kemali se ia ofronte vendlindja. Ai po planfikon të kthehet në fund të këtij viti.

Më shumë se presioni politik, ishte ekonomia në krizë e Eritresë që e kish shtyrë Kemalin të emigronte. Sanksionet shkatërrimtare të OKB-së kanë dhënë efektin e vet qysh se nisën më 2009 pas raporteve se qeveria e prirë prej presidentit Isaias Afverki po trajnonte grupin islamik, «Al-Shabab», një akuzë e hedhur fuqishëm poshtë nga presidenti.

Pavarësisht prej rritjes së aktivitetit minerar, që raportohet se ka kontribuar me miliona dollarë të hyra për qeverinë, Eritrea ende radhitet në mesin e vendeve më të varfra në botë. Refgjimi vazhdimisht ka refuzuar qindra miliona dollarë ndihma, duke pretenduar se nuk dëshiron ta shndërrojë vendin në një tjetër shtet afrikan «të ushqyer me lugë».

«Nuk është se secili eritrean kërkon zgjedhje», ka deklaruar Richard Reid, profesor i specializuar për çështjet e vendit afrikan, ku kishte jetuar pë rnjë dekadë dhe shkon kohë pas kohe. «Ka një përqindje të madhe që do të toleronin politikën derisa ekonomia po shënon rritje».

Ndalimi i monedhave të huaja ka nxitur zhvillimin e tregut të zi. Kjo ka bërë që pothuajse asnjë biznes të mos mund të impotojë për shkak të devalvimit të monedhës.

Kur paraja nuk është problem, por…..

«E kam lëshuar Eritrenë për hesape biznesi. Sistemi atje nuk mund të na ofronte punë, kështu që zgjodha të punoja diku tjetër», thekson Kemali, që gjithashtu ka një biznes privat si emigrant. «Këtu në Sudanin Jugor është larg më mirë gjendja».

Kjo tregon shumë për gjendjen e mjerueshme në Eritre për shkak se Sudani Jugor është në mesin e vendeve me ekonomi buzë greminës. Megjithatë po shihet si vend që ofron perspektivë më të mirë për sipërmarrësin eritrean.

E vendimet e Mohammedit ishin ndikuar me të madhe prej motiveve krejtësisht të ndryshme. Para nuk ishte problem – ia dilte disi në krye duke kryer ndonjë punë edhe pas orarit të punës si shërbyes civil, ku paguhej me 66 dollarë në muaj.

Por jeta i ndryshoi në maj të këtij viti. Një natë po qëndronte jashtë një ndërtese ministrore pas orarit të punës duke përdorur Wi-Fi e ministrisë për t’u lidhur me internet në celularin e tij. «Pothuajse kishte rënë terri kur pashë dy të rinj që më kaluan pranë. Më vonë, ata erdhën përsëri prej një drejtimi tjetër». Herën e tretë, burrat u ndalën para tij dhe e konfrontuarn drejtpërdrejt: çfarë saktësisht po bënte?

Shërbimi ushtarak, a skllavëri moderne?

Mohammedi, që përnjëherë i hyri frika në palcë, u tha se jetonte atypari. Burrat e kërcënuan se do ta çonin në burg, pa i treguar pse. «Mbase dikush që jetonte në njërën prej shtëpive afër zyrës më kishte parë dhe më kishte raportuar», thekson ai.

Gjatë javëve në vazhdim, Mohammedit nuk do t’i ndaheshin dy burrat sa herë shkonte e vinte në punë. Madje silleshin edhe përreth shtëpisë së familjes së tij.

Druante se kjo po ndodhte sherri se i kishte bishtnuar thirrjes për të kryer shëbrimin ushtarak.

Programi është krahasuar me skllavërinë moderne prej disa grupeve të të drjetave të njeriut, dhe një diplomat ka thënë se rekrutimet shpeshherë përdoren për të kryer punë të detyrueshme për programet e infrastrukturës së vendit.

Një zëdhënës i qeverisë nuk u është përgjigjur pyetjeve, por Eritrea vazhdimisht i ka hedhur poshtë dyshimet për shkelje të të drejtave të njeriut.

«Megjithëse një person mund të jenë në rrezik real për keqtrajtim a trajtim degradues e çnjerëzor si rezultat i kushteve të shërbimit ushtarak, nuk mund të thuhet se secili person është në rrezik», ka vlerësuar Ministria e Brendshme në raportin e marsit të sivjetmë.

Megjithatë frika që ngërthen në vete veç thirrja për ushtri, përmblidhet më së miri në fjalinë pasuese: «Zbatimi i çfarëdo dëmi ose keqtrajtimi mund të jetë arbitrar».

Mohammedi dhe dy shokët e tij e panë se kishte ardhur koha të merrnin udhëtimin e rrezikshëm të kalonin më parë në Sudan se të rrezikonin të shkonin në ushtri.

Ka zi e më zi!

Por armiqësia dhe lufta për dekada me radhë me fqinjët ka rezultuar me kontroll të hekurt kufitar, dhe ata përnjëherë ishin kapur nga njerëzit në uniformë. Ushtarët i kishin zhveshur në kërkim të parave dhe celularëve. Kur i detyruan të hiqnin këpucët, Mohammedit ia mori mendja se kështu do t’ua pamundësonin të arratiseshin – por më e keqja ende s’kishte ardhur.

Ushtarët thanë se do t’i dërgonin në Hashferay. Më vonë, thotë ai, më mirë që nuk e kishte ditur se fjala ishte për burgun e famshëm ku mbahen mijëra eritreanë. Kur të burgosurit e prangosur ishin nxjerrë zvarrë prej kamionëve, e panë se ndodheshin para vargmaleve shkëmbore me pemë akacie. Ndodhur afër qytetit Haqaz, qelitë e tyre ishin nëntokësore. Ditën bartnin ujë dhe zhvendosnin gurë të mëdhenj shkëmborë për projektet e ndërtimit, ose punonin në ferma në kupë të zhegut. Dy herë në ditë u jepej bukë e ujë. Natën flenin bashkërisht si «fije qibriti», rrëfen Mohammedi.

Ishte e pamundshme të arratiseshe: pa këpucë, me gurët që ua kishin gjakosur shputat, as që mendohej puna e rrugëtimit. Gardianët nganjëherë i detyronin të burgosurit të vraponin nëpër thera.

Me kalimin e kohës, Mohammedi ishte transferuar në një kamp trajnimi ushtarak në qytetin verilindor Nakfa. Për tre muaj kishte parë boll. Një natë ai dhe një shok ishin arratisur në errësirë dhe kaluan disa javë duke udhëtuar drejt Sudanit.

«Po të qëndroja në Eritre, gjithçka do të niste të më dukej normale», thotë Mohammedi, që jeton me frikë për fatin e familjes në vendlindje. «Nuk kisha çare tjetër që ta fitoja lirinë».

«Guardian»