Armiku më i madh i policëve të ardhshëm në Zürich: gjuha gjermane!




Çdo i dyti kandidat për polic në Zürich nuk e kalon testin e gjuhës gjermane. Fajtor për këtë, sipas ekspertëve, është komunikimi shkel e shko në mediumet e reja sociale si Facebook.

«Rambot dhe aventurierët nuk kanë shans te ne». Kjo është porosia e policisë kantonale të Züricht për të gjithë të rinjtë që duan të bëhen polic. Mesazhi mund të lexohet në webfaqen e policisë. Janë disa parakushte të tjera që kërkohen nga kandidati: pjekuria personale, mobiliteti mendor, vetëpërmbajtja, përgjegjësia, përgatitja fizike. Më tutje nga kandidatët kërkohet të jenë shtetas zviceranë, mes 20 dhe 35 vjet të rinj, të kenë ndjekur shkollimin fillor në Zvicër dhe të kenë të përfunduar së paku një zanat, të mos jenë më të shkrutër se 170 centimetra (femrat 160 centimetra).

Përgatitja në shkollën e policisë zgjat dy vjet. Kush e përfundon me sukses shkollimin për polic mund t’i gëzohet rrogës prej 5’500 franga (rreth 5’300 euro). Profesioni i policit është gjithnjë e më i pëlqyer edhe nga të rinjtë me origjinë të huaj, të cilët jetojnë në Zvicër.

Por pengesë gjithnjë e më serioze për t’u bërë polic në Zürich për shumë kandidatë është testi i gjuhës gjermane. Sipas gazetës «Tages Anzeiger» vitin e kaluar 51 për qind e kandidatëve kanë dështuar në testin e gjuhës gjermane. Situata ka qenë e njëjtë edhe në vitet e kaluara. Një zëdhënës i policisë ka thënë se niveli gjuhësor i kandidtatëve është pjesërisht dëshpërues.

Për çdo vit në Zürich rreth 1’000 veta interesohen për profesionin e policit. Prej tyre vetëm 10 për qind i kalojnë të gjitha testet. Njohja e saktë e gjuhës nga ana e policëve është me rëndësi, sepse ata duhet të përshkruajnë situata të cilat pastaj do të përdoren si dëshmi në gjykata – ta zëmë pas një aksidenti në trafik. Policia e kantonit dhe qytetit të Zürichut u ka bërë thirrje kandidatëve për polic që paraprakisht t’i freskojnë njohuritë e gjuhës, në mënyrë që të evitojnë zhgënjimet gjatë testit.

Një mësues i gjuhës gjermane, i cili më parë ka punuar në policinë e Zürichut, tani ofron kurse gjuhe për kandidatët për policë. Ai thotë se arsyet përse njerëzit po flasin gjithnjë e më keq gjuhën gjermane duhet kërkuar në përhapjen masive të mediumeve moderne si Facebook dhe SMS. Komunikimi me këto mjete është zakonisht i shkurtër dhe shkel e shko. Meqë policia nuk mban statistika mbi origjinën etnike të kandidatëve që duan të bëhen policë, nuk dihet sa prej dështakëve të gjuhës gjermane janë migrantë. Në përgjithësi, sipas ekspertëve, si pasojë e shtrirjes së mediumeve sociale në jetën e përditshme, është duke rënë kompetenca gjuhësore e njerëzve – pa marrë parasysh a janë zviceranë apo shtetas zviceranë me origjinë të huaj. -lliÇdo i dyti kandidat për polic në Zürich nuk e kalon testin e gjuhës gjermane. Fajtor për këtë, sipas ekspertëve, është komunikimi shkel e shko në mediumet e reja sociale si Facebook.

«Rambot dhe aventurierët nuk kanë shans te ne». Kjo është porosia e policisë kantonale të Züricht për të gjithë të rinjtë që duan të bëhen polic. Mesazhi mund të lexohet në webfaqen e policisë. Janë disa parakushte të tjera që kërkohen nga kandidati: pjekuria personale, mobiliteti mendor, vetëpërmbajtja, përgjegjësia, përgatitja fizike. Më tutje nga kandidatët kërkohet të jenë shtetas zviceranë, mes 20 dhe 35 vjet të rinj, të kenë ndjekur shkollimin fillor në Zvicër dhe të kenë të përfunduar së paku një zanat, të mos jenë më të shkrutër se 170 centimetra (femrat 160 centimetra).

Përgatitja në shkollën e policisë zgjat dy vjet. Kush e përfundon me sukses shkollimin për polic mund t’i gëzohet rrogës prej 5’500 franga (rreth 5’300 euro). Profesioni i policit është gjithnjë e më i pëlqyer edhe nga të rinjtë me origjinë të huaj, të cilët jetojnë në Zvicër.

Por pengesë gjithnjë e më serioze për t’u bërë polic në Zürich për shumë kandidatë është testi i gjuhës gjermane. Sipas gazetës «Tages Anzeiger» vitin e kaluar 51 për qind e kandidatëve kanë dështuar në testin e gjuhës gjermane. Situata ka qenë e njëjtë edhe në vitet e kaluara. Një zëdhënës i policisë ka thënë se niveli gjuhësor i kandidtatëve është pjesërisht dëshpërues.

Për çdo vit në Zürich rreth 1’000 veta interesohen për profesionin e policit. Prej tyre vetëm 10 për qind i kalojnë të gjitha testet. Njohja e saktë e gjuhës nga ana e policëve është me rëndësi, sepse ata duhet të përshkruajnë situata të cilat pastaj do të përdoren si dëshmi në gjykata – ta zëmë pas një aksidenti në trafik. Policia e kantonit dhe qytetit të Zürichut u ka bërë thirrje kandidatëve për polic që paraprakisht t’i freskojnë njohuritë e gjuhës, në mënyrë që të evitojnë zhgënjimet gjatë testit.

Një mësues i gjuhës gjermane, i cili më parë ka punuar në policinë e Zürichut, tani ofron kurse gjuhe për kandidatët për policë. Ai thotë se arsyet përse njerëzit po flasin gjithnjë e më keq gjuhën gjermane duhet kërkuar në përhapjen masive të mediumeve moderne si Facebook dhe SMS. Komunikimi me këto mjete është zakonisht i shkurtër dhe shkel e shko. Meqë policia nuk mban statistika mbi origjinën etnike të kandidatëve që duan të bëhen policë, nuk dihet sa prej dështakëve të gjuhës gjermane janë migrantë. Në përgjithësi, sipas ekspertëve, si pasojë e shtrirjes së mediumeve sociale në jetën e përditshme, është duke rënë kompetenca gjuhësore e njerëzve – pa marrë parasysh a janë zviceranë apo shtetas zviceranë me origjinë të huaj. -lli