Arkeologu zviceran që promovon trojet shqiptare

[Best_Wordpress_Gallery id=”78″ gal_title=”Zindel”]

Profesori zviceran Christian Zindel, që nga viti 1988 është i pranishëm në Shqipëri, qoftë si gjurmues apo edhe promotor i saj përmes grupeve turistike. Kurorëzimi i këtij angazhimi, ishte projekti i gërmimeve arkeologjike në Orikum të Vlorës, në bashkëpunim me Universitetin e Gjenevës.

Teksti e fotot Rexhep RIFATI

Padyshim se njëri nga njohësit më të mirë zviceran të trojeve shqiptare është arkeologu zviceran, Dr. Christian Zindel. Ish-profesori i arkeologjisë në ETH Zürich, prej vitesh viziton Shqipërinë, në fillim si arkeolog në gërmimin e vendeve historike e më vonë edhe organizator i grupeve turistike. Këtë njohje që ka fituar prej vitesh, përmes studimeve shkencore, apo vizitave turistike. Ai e përcjell dhe e popullarizon Shqipërinë në qarqe të ndryshme Zvicër, përfshi edhe meset e studentëve shqiptarë në këtë vend.

Christian Zindel tregon se si Shqipërinë për herë të parë e vizitoi në vitin 1988. Atëbotë ai ishte miqësuar me disa kolegë në Shkodër e Tiranë dhe qysh nga jo kohë ishte përpjekur për t’i ndihmuar në gërmimet arkeologjike, në kuadër të një ekspedite. Më pastaj Zindel vazhdon me ekspedita bashkë me arkeologët shqiptarë. Si kurorëzim i gjithë këtij bashkëpunimi, së voni, erdhi projekti i gërmimeve arkeologjike në Orikum të Vlorës, në bashkëpunim edhe me Universitetin e Gjenevës.

Mikpritje gjatë gjurmimeve

Ligjëratën e tij dr. Zindel zakonisht e fillon me shpjegimin e nocionit arkeologji dhe të metodave që përdor arkeologjia për të ardhur te e vërteta shkencore mbi një periudhë të caktuar historike. Kur flet për përvojën e tij dhe fazat e zhvillimit të arkeologjisë në Shqipëri nënvizon se beson se shqiptarët kanë origjinë ilire. Ai shton gjithashtu se në shkencë kjo gjë nuk mund të merret si punë e kryer, sidomos nëse mungojnë dokumentet që do ta dëshmonin këtë në mënyrë të prerë e të qartë. Zindel vë në pah se në një periudhë, diku në shekullin shtatë humbin gjurmët e ilirëve, ata nuk përmenden fare në literaturë dhe kjo heshtje zgjat deri në vitin 1070, kur fillon përmendja e arbërve

Përmes fotove që ka bërë në vendet e gërmimeve, ofron ilustrime për mikpritjen shqiptare që i janë bërë atij në zona të ndryshme, sidomos në ato malore. Përmes fotografive të projektuara në ekran prezanton disa nga vendgërmimet më të rëndësishme arkeologjike në Shqipëri, duke dhënë shpjegimet përkatëse të vjetërsisë dhe rëndësisë së tyre.

Diktatura që stimuloi gjurmimet

Profesor Zindel thekson se në Shqipëri arkeologjia është zhvilluar kryesisht në kohën pas Luftës së Dytë Botërore, atë të sundimit komunist të Enver Hoxhës. Sipas tij, sistemi i Hoxhës ka stimuluar gërmimet dhe zbulimet arkeologjike me qëllim të theksimit të prejardhjes ilire të shqiptarëve, duke e përdorur këtë për qëllime propagandistike. Pastaj ligjëruesi ndalet në kohën kur kishte vizituar për herë të parë Shqipërinë, në vitin 1988 në kuadër të një ekspedite arkeologjike. Ai thekson edhe vështirësitë që i ka paraqitur diktatura për të bërë gërmimet arkeologjike. Kur Zindel flet për kohën e krijimit të qyteteve antike në Shqipëri, thekson se ato kryesisht ishin themeluar si koloni greke dhe ishin zhvilluar në qendra të rëndësishme të qytetërimit në këtë anë, duke u bërë edhe përzierja në mes të qytetarëve të origjinës greke dhe atyre ilirë. Më vonë kjo ka ndodhur edhe me qytetet e ndërtuara nga romakët.

Autor studimesh e guidash

Dr. Christian Zindel, bashkë me autoren Barbara Hausammann, ka botuar edhe studime të ndryshme për Shqipërinë, ndër të cilat edhe guidën për ecje malore në Shqipërinë e veriut «Thethi dhe Kelmendi». Pos ekspeditave studimore dhe popullarizimit të turizmit në Shqipëri ai, në faqen e tij elektronike flet edhe për të kaluarën e Kosovës, bukuritë natyrore dhe pozitën gjeografike të saj, duke e përshkruar si vend tërheqës edhe për turistët e huaj.

Profesor, Zindel është themelues i shoqatës «Arsimi» që vepron në Cyrih dhe merret me çështje të arsimit dhe të integrimit të shqiptarëve në Zvicër.[Best_Wordpress_Gallery id=”78″ gal_title=”Zindel”]

Profesor, Zindel është themelues i shoqatës «Arsimi» që vepron në Cyrih dhe merret me çështje të arsimit dhe të integrimit të shqiptarëve në Zvicër.