Arbëreshi në Ulqin

Ulqini.



Dëgjoj muzikën e natës
kur suvala ra
çdo ngjyrë u shua
e hëna u përul
mbrapa lisave.
Këtu unë s’kam shtëpi
dhe nuk ndihem i huaj.
Në ballë do ta puthja
vashën që troket në derë
dhe pyet në gjuhën time
nëse dëshiroj kafe.
Ndoshta ajo mendon
se gjuhën e kam nxënë
për udhëtim nëpër botë
dhe nuk e di fshehtësinë
që çelet nga gjaku.