Apple mbledh 90 për qind të fitimeve të industrisë mobile

Apple tani mbledh 90 për qind të fitimit në industrinë mobile, ndërsa rivali korean Samsung mbledh pjesën tjetër të mbetur, sipas një raporti të fundit.




Angazhimi i kompanisë kaliforniane për të prodhuar smartfonë sa më të mirë, e me çmime «super të larta», ka bërë që ajo të dominojë bindshëm në fitime, transmeton koha.net.

Ajo tani mbledhë 90 për qind të fitimeve në industrinë mobile, duke lënë rivalët si Samsung, LG, Sony dhe Microsoft të mbledhin vetëm «mbetjet» e 10 përqindëshit.

Apple dhe Samsung përbëjnë më shumë se një të tretën me shitjet e smartfonëve, e deri më tani, edhe shumicën e përfitimeve të kësaj industrie, sipas të dhënave nga Bloomberg.

Viteve të fundit, shitjet e smartfonëve nga HTC, LG dhe Sony kanë rënë, ndërsa edhe Samsung ka pësuar nga rritja e markave në Kinë dhe Indi me smartfonë shumë të lirë, ku Xiaomi dhe Micromax janë shumë të njohur.

Në korrik Samsung ka raportuar se ka rënë për 8 për qind në fitimet neto, ndërsa kompania tajvaneze HTC ka publikuar se ka humbur 135 milionë euro për tre muaj, dhe menjëherë pas këtij lajmi bëri me dije se do të zvogëlojë fuqinë e saj punëtore për 35 për qind.

Samsung, kompani e cila shet telefona me çmime të mesme dhe të lira, shet rreth 72 milionë njësi brenda një tremujori në krahasim me 48 milionë njësi që shet Apple. Por, ky numër nuk duhet të ju mashtrojë pasi që shitjet më të mëdha kompania i bën tek telefonat e lirë dhe të mesëm dhe kështu, përfitimi është i ulët.