Aplikacionet për azil në Zvicër po rriten




Ambasadori i Posaçëm për Migracionin, Eduard Gnesa, sqaron arsyet përse shtohen kërkesat për azil.

2’911 kërkesa për azil janë dorëzuar në korrik të këtij viti në Zvicër. Janë krizat momentale në botë, të cilat e shtojnë presionin në politikën zvicerane të azilit, i referohet Tages Anzeiger z. Gnesa. Sipas tij kjo lidhet edhe me ndryshimet në sigurinë e bregut libian.

Marrëveshja me ish-liderin libian Gadafi kinshte penguar një numër të madh njerëzish të kalonim Mesdheun, është shprehur Gnesa për gazetën «Le Temps». Sipas tij një rol në këtë çështje po luajnë konflikti në Irak dhe Siri.

Një faktor humanitar

Një shkak tjetër për presionin mbi Zvicrën lidhur me rritjen e numrit të azilkërkuesve, sipas Gnesas, është misioni humanitar i Marinës Italiane «Mare Nostrum». Ky u themelua tetorin e kaluar pas dy fatkeqësive detare, që patën për pasojë 400 viktima. «Unë nuk po e kritikoj angazhimin e kësaj organizate, por ajo është ndër faktorët që duhet konsideruar në këtë kontekst», citohet Gnesa. Nga fillimi i vitit ajo ka shpëtuar mbi 93’000 refugjatë me anije.

Shumë të zhvendosur e zgjedhin Zvicrën si vend për strehimin e tyre, sepse këtu ka tanimë një diasporë të tyre. Po një nummër i madh i tyre kanë për destinacion edhe Holandën, Gjermaninë dhe vendet skandinave.

Sqarimi që ia vlenë

Sipas Ambasadorit të Migracionit, shumica e kërkesave për azil të kohëve të fundit bëhen nga njerëz të përndjekur nga vatrat e krizës dhe motivohen politikisht. Numri i aplikacioneve për asrye ekonomike, për momentin, po bie.

Fushatat e sqarimit në vende të ndryshme afrikane kanë dhënë rezultatet e tyre. Ato do t’u sqarojnë atyre që përmirësimi i gjendjes ekonomike nuk vlenë si një arsye për azil, citohet Gnesa. / ksAmbasadori i Posaçëm për Migracionin, Eduard Gnesa, sqaron arsyet përse shtohen kërkesat për azil.

2’911 kërkesa për azil janë dorëzuar në korrik të këtij viti në Zvicër. Janë krizat momentale në botë, të cilat e shtojnë presionin në politikën zvicerane të azilit, i referohet Tages Anzeiger z. Gnesa. Sipas tij kjo lidhet edhe me ndryshimet në sigurinë e bregut libian.

Marrëveshja me ish-liderin libian Gadafi kinshte penguar një numër të madh njerëzish të kalonim Mesdheun, është shprehur Gnesa për gazetën «Le Temps». Sipas tij një rol në këtë çështje po luajnë konflikti në Irak dhe Siri.

Një faktor humanitar

Një shkak tjetër për presionin mbi Zvicrën lidhur me rritjen e numrit të azilkërkuesve, sipas Gnesas, është misioni humanitar i Marinës Italiane «Mare Nostrum». Ky u themelua tetorin e kaluar pas dy fatkeqësive detare, që patën për pasojë 400 viktima. «Unë nuk po e kritikoj angazhimin e kësaj organizate, por ajo është ndër faktorët që duhet konsideruar në këtë kontekst», citohet Gnesa. Nga fillimi i vitit ajo ka shpëtuar mbi 93’000 refugjatë me anije.

Shumë të zhvendosur e zgjedhin Zvicrën si vend për strehimin e tyre, sepse këtu ka tanimë një diasporë të tyre. Po një nummër i madh i tyre kanë për destinacion edhe Holandën, Gjermaninë dhe vendet skandinave.

Sqarimi që ia vlenë

Sipas Ambasadorit të Migracionit, shumica e kërkesave për azil të kohëve të fundit bëhen nga njerëz të përndjekur nga vatrat e krizës dhe motivohen politikisht. Numri i aplikacioneve për asrye ekonomike, për momentin, po bie.

Fushatat e sqarimit në vende të ndryshme afrikane kanë dhënë rezultatet e tyre. Ato do t’u sqarojnë atyre që përmirësimi i gjendjes ekonomike nuk vlenë si një arsye për azil, citohet Gnesa. / ks